Gjykata e Lartë, 90% tregojnë pasurinë
Pas kërkesës së grupit të punës në Presidencë për të deklaruar pasurinë të gjithë kandidatët për në Gjykatën e Lartë, që nuk kanë funksione shtetërore, gati 90% e atyre që
kanë aplikuar, tashmë e kanë bërë një gjë të tillë. Burime pranë Presidencës bëjnë të ditur se, në ditët në vijim pritet që këtë gjë ta bëjë edhe pjesa e mbetur e kandidatëve, duke qenë se ky është një nga kushtet që do të shërbejë për filtrimin e emrave që do të çohen në Parlament. Ndërkohë, gjatë kësaj jave, pritet që grupi i punës, duke pasur parasysh kriteret, të cilat i bëri publike pak ditë më parë, të përfundojë shqyrtimin e të 105 dosjeve që janë paraqitur në Presidencë. Më pas 20 dosjet më të mira pritet t'i shkojnë kreut të shtetit, i cili në fund do të vendosë se cilat do të jenë pesë dekretet që do të shkojnë në Kuvend për vendet e mbetura bosh në Gjykatën e lartë.