Fsheh 70 mijë euro, pranga tregtarit
TIRANE - Arrestohet në Rinas tregtari me akuzën e evazionit fiskal, pasi u kap duke kaluar me 70 mijë euro të padeklaruara në doganë. Policia e kryeqytetit pohoi se pas shoqërimit në komisariat i riu u la i lirë ndërsa, procedimi penal për të për evazion fiskal. Kështu, burime policore pohuan se i ndaluari në pikën e kalimit kufitar të Rinasit është Ervis Xheka nga qyteti i Durrësit, i cili po tentonte të kalonte, ndërsa kishte me vete 70 mijë euro, të cilat nuk i kishte deklaruar. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, ndërsa i riu është ndaluar në pikën e kontrollit fizik, ende pa mbërritur në pikën e kontrollit të dokumentacionit. Pasi kanë pikasur shumën e konsiderueshme të të hollave doganierët kanë bërë ndalimin e tij duke njoftuar efektivët e komisariatit të Rinasit për të vazhduar më tej procedurat ligjore. Policia pohon se është kontrolluar edhe dokumentacioni i tij i udhëtimit, çka ka rezultuar i rregullt, përsa i përket pasaportës, vizas dhe biletës së udhëtimit,çka është parë si rrethanë lehtësuese.