E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fshehja e pasurisë, kallëzim penal për 11 zyrtarë

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dërgoi në organin e Prokurorisë kallëzim penal për 11 subjekte, të cilët nuk kanë dorëzuar 

ende deri ditën e djeshme deklaratën interesave private, detyrim që duhej të plotësohej deri më 31.3.2008. Zëdhënësi i ILDKP-së, Albi Serani, bëri të ditur dje se "ndaj këtyre subjekteve, Inspektorati i Lartë ka vendosur më parë masën administrative "gjobë", si edhe i ka paralajmëruar për pasojat ligjore që shoqërojnë refuzimin për deklarim". Ndër të gjobiturit janë shtatë kryetar komunash, anëtar të KKRT-së, si dhe drejtori i Ujësjellësit të Tiranës. Nëse zbatohet ligji, i bie që në këto shtatë komuna të bëhet zgjedhje përpara afatit ligjor. "Më 5.5.2008, inspektorati aplikoi masën administrative "gjobë" për 70 subjekte, të cilët nuk e dorëzuan në afat deklaratën e interesave private. Pas rakordimeve të kryera në Regjistrin Themeltar të institucionit, rezultoi se deri ditën e djeshme nuk e kishin plotësuar detyrimin ligjor 11 subjekte të niveleve të ndryshme", theksoi Serani. Sipas tij, duke mos pasur asnjë reagim, Inspektorati i Lartë dërgoi kallëzim penal 11 zyrtarët, bazuar në nenin 257/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, sipas të cilit, "Refuzimi për deklarim ose mosdeklarimi i pasurisë së personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë sipas ligjit, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj. Inspektorati ka komunikuar zyrtarisht me subjektet, si edhe i ka njoftuar më shumë se njëherë edhe nëpërmjet medias për plotësimin e detyrimit ligjor, por nuk ka pasur asnjë reagim.

emrat e te kallezuarve

1    Miranda Roshi    D.P.Tatimeve    Inspektor vlerësimi    Tiranë   
2    Arben Tole    D.P.Tatimeve    Inspektor Kontrolli    Tiranë
3    Detar Hysi    KKRT        Anëtar I K.D        Tiranë   
4    Taulant Zeneli            Drejtor i Sh.a Ujësjellës,    Tiranë   
5    Agim Qevanaj            Kryetar Komune        Levan   
6    Arjan Dhimo             Kryetar Komune        Çlirim   
7    Vlash Gega            Kryetar Komune        Milot   
8    Sokol Cubi            Kryetar Komune        Pult   
9    Dritan Duka            Kryetar Komune        Shëngjergj   
10    Genc Drita            Kryetar Komune        Bërzhitë   
11    Ismail Murtaj            Kryetar Komune        Markat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›