Parlamenti vulos pavarësinë e presidentit
Mark Marku
Votimi i djeshëm kundër dekreteve të Presidentit për emërimin e 5 gjykatësve të lartë ka dalë ashtu siç pritej: të pesë dekretet janë hedhur poshtë nga shumica parlamentare, gjë që e thellon edhe më shumë konfliktin mes institucionit të Presidencës dhe shumicës parlamentare që e ka zgjedhur. Edhe pse ende nuk dihet qëndrimi që do të mbajnë palët në konflikt pas asaj që ndodhi mbrëmë në Parlament, një gjë është e sigurt: konflikti mes shumicës parlamentare dhe Presidentit Topi tashmë është bërë real dhe mund të jetë përcaktues për marrëdhëniet e tij me shumicën qeverisëse. Megjithatë, ky konflikt i ka qartësuar të paktën tri gjëra.
1. Presidenti Topi ka humbur një betejë me shumicën, por ka fituar pavarësinë ndaj saj
Rezultati i këtij konflikti gjithsesi nuk është aq negativ sa duket në pamje të parë. Pavarësisht faktit se kanë humbur pesë gjykatës dhe është futur në krizë një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit shqiptar, siç është Gjykata e Lartë, dje institucioni i Presidentit të Republikës ka dalë i fituar. Me aktin e mosnënshtrimit ndaj Kryeministrit Berisha, Presidenti Topi ka dhënë një sinjal të fortë se ai do të jetë Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe se do ta ushtrojë këtë funksion në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe jo sipas vullnetit politik të partisë që e ka zgjedhur. Shumica parlamentare, natyrisht e ka ndëshkuar qëndrimin e tij me mosvotimin e dekreteve, por pavarësia e ka një çmim dhe me sa duket Presidenti Topi ka menduar se është mirë ta paguajë këtë çmim.
Tashmë, mbetet të shihet se si do të sillen të dy palët në të ardhmen, ose se si do të bashkëjetojnë pas asaj që ka ndodhur. A do ta pranojë shumica parlamentare dhe Kryeministri Berisha një president të pavarur? A do të kenë ata marrëdhënie normale institucionale, apo do ta vazhdojnë luftën e nisur? Përvoja politike e z. Berisha i bën gati të pamundur skenarët optimistë të përfundimit të këtij konflikti. Z. Berisha ka treguar se kur e fillon luftën ndaj një institucioni e çon atë deri në fund, madje edhe në rastin kur kjo luftë dëmton vetë atë. Vetë historia e shkurtër e marrëdhënieve të tij me Presidentin Topi, qysh nga momenti kur ai u zgjodh president, është një histori e heshtur konflikti. Anashkalimi i institucionit të Presidencës me rastin e ndryshimit të amendamenteve për Kushtetutën, është momenti më domethënës i qëndrimit të Kryeministrit Berisha ndaj Presidentit Topi: askush nuk e pyeti Presidentin Topi për ndryshimet kushtetuese. Sipas disa gazetave dje në fjalimin para grupit parlamentar, z. Berisha e kishte sulmuar z. Topi se ka zgjedhur bashkëpunimin me z. Rama, duke mos bashkëpunuar me maxhorancën, por harron se të njëjtën gjë ka bërë edhe vetë me rastin e amendamenteve kushtetuese: ka bashkëpunuar me z. Rama duke mos bashkëpunuar me z. Topi.
Megjithatë, parashikimet në politikë janë përherë të pasigurta, pasi si Kryeministri Berisha, si Presidenti Topi mund të mos i shkojnë konfliktit deri në fund dhe të gjejnë mënyrat e bashkëjetesës. Por që kjo të jetë e frytshme duhet që zoti Berisha të mësohet me idenë se zoti Topi është tashmë Presidenti i Republikës dhe jo nënkryetari i PD-së. Vetëm mbi këtë bazë mund të ngrihen raporte të drejta dhe institucionale mes tyre.
2. Gërdeci ose faji pjell fajin
Jo rastësisht, dje në Parlament janë zhvilluar dy procese paralele: rrëzimi i dekreteve të Presidentit Topi dhe heqja e imunitetit të z. Mediu. Nuk duken pa lidhje. Autori i këtij shkrimi ka bërë pjesë tek ata pak njerëz që nuk kanë dashur të besojnë se ndonjë autoritet shtetëror ka më tepër përgjegjësi se ç’buron prej mosveprimit për parandalimin e tragjedisë së Gërdecit. Dorëheqja e zotit Mehdiu ishte një shenjë që e përforconte besimin se nuk kishte implikim jashtë përgjegjësisë që u përmend më sipër. Por për fat të keq, gjithë qëndrimi i mëvonshëm i shumicës për Gërdecin vetëm sa i ka shtuar dyshimet se Gërdeci nuk është thjesht aksident. Shumica parlamentare e ka përlyer veten shumë keq me përpjekjet për të penguar Prokurorinë e Përgjithshme në hetimin e kësaj ngjarjeje. Një njeri, sado i painformuar të jetë, e kupton nga veprimet politike të shumicës së përfaqësuar nga Kryeministri Berisha, se Gërdeci nuk është më një aksident i shkaktuar nga mesverpimi i institucionit të ish-ministrit të Mbrojtjes, z. Mediu. Po të ishte aksident nuk lindte nevoja për një angazhim kaq të madh të shumicës për të penguar hetimet për Gërdecin. Tashmë është e qartë se Gërdeci është një faj dhe se ky faj ka fajtorë. E rëndësishme është se nevoja për ta mbuluar këtë faj po çon në faje të tjera. Pasiguria që sjell hetimi i Prokurorisë për fajtorët lind nevojën për të kontrolluar gjykatat. Dhe nevoja për të kontrolluar gjykatat sjell konfliktin me Presidentin e Republikës. Dhe konflikti me Presidentin e Republikës do të prodhojë konflikte të tjera institucionale. Dhe pastaj vjen kriza. Njëlloj si në vitin 1996. A nuk u toleruan piramidat për shkak të manipulimit të zgjedhjeve, dhe a nuk tolerua dhuna për shkak të rënies së piramidave, dhe a nuk u tolerua rënia e shtetit për shkak se shteti nuk ishte demokratik?
Është pra e nevojshme që politika dhe veprimet e shumicës të mos zhyten në një qerthull veprimesh të palogjikshme për të mbuluar një fajtor, i cili, kushdo qoftë, duhet të mbajë përgjegjësi për Gërdecin dhe të mos shkatërrojë vendin, institucionet dhe politikën për ta mbuluar këtë faj.
3. Amendamentet kushtetuese dhanë efektin e parë negativ
Dje Kushtetuta e re ka prodhuar krizën e parë. Ku qëndron thelbi i krizës? Shumica po ushtron presion mbi Presidentin Topi për të ndikuar në zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Këtë presion e ushtron nëpërmjet Parlamentit, ose më saktë nëpërmjet grupit parlamentar të PD-së, i cili kontrollohet, siç u pa edhe nga votimi i mbrëmshëm, prej Kryeministrit Berisha. Ai tregoi dje se e kontrollon shumicën, madje se mund ta përdorë atë si të dojë, madje edhe për të kontrolluar pushtete të tjera si ai gjyqësor. Çfarë i ngelet Topit të bëjë në këtë rast?
Ekziston mundësia që Presidenti Topi të vazhdojë të mos i bindet shumicës dhe të dërgojë 5 emra të tjerë për gjykatës. Grupi parlamentar mund t’i hedhë poshtë edhe dekretet e dyta dhe kështu me radhë të të tretat, të katërtat... Atëherë si do ta ruajë presidenti pavarësinë e gjyqësorit? Sepse gjyqësori është një prej tre pushteteve dhe nëse gjyqtarët i emëron kryeministri që përfaqëson pushtetin administrativ dhe kryetarja e Parlamentit që përfaqëson pushtetin legjislativ, ku qëndron pavarësia e tij? Problemi është se në këtë betejë për mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit, Presidenti nuk ka shumë mjete në dorë. Me Kushtetutën e parë ai mund ta kërcënonte shumicën, duke dhënë dorëheqjen dhe duke e çuar vendin në zgjedhje. Sot ai nuk e ka këtë mundësi, sepse shumica, nëse ai do ta bënte një gjë të tillë, do të zgjidhte një president tjetër me 51% dhe, kështu kontrollonte edhe Gjykatën, edhe Prokurorinë, edhe presidencën. Praktikisht i takon që me amendamentet kushtetuese dhe me reformën e re zgjedhore, kryeministri ka në dorë të gjitha pushtetet. Ky është efekti i parë negativ i ndryshimeve kushtetuese. Dhe ky është mësimi i tretë i votimit të djeshëm në Parlament.