E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet serbe në Kosovë, Rexhepi: Do marrim masa

PRISHTINE - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka ripërsëritur se institucionet e Kosovës në koordinim me faktorin ndërkombëtar do të marrin masat e duhura për të ndaluar zhvillimin e zgjedhjeve Serbe në veri të Kosovës. Sipas Rexhepit, këto zgjedhje janë të pa ligjshme edhe në bazë të rezolutës 1244.

Sipas raporton Kosovapress, ministri Rexhepi, ka sugjeruar se Komisioni Evropian të marrë masa që të ndalojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës pasi, sipas tij, BE-ja ka mundësinë dhe mekanizmat e ndëshkimit ndaj Serbisë.

“Në koordinim me faktorin ndërkombëtar duhet të vazhdojmë t’i marrim masat që ato të mos ndodhin. Tek e fundi Serbia shpesh thirret në rezolutën 1244 dhe me rezolutën 1244, zgjedhjet janë të pa ligjshme. Në këtë rast unë mendoj se edhe vet UNMIK-u, pavarësisht se në një mënyrë nuk ka rol operativ, por duhet ta bëjë interpretimin e drejtpërdrejt edhe të saktë të rezultues 1244 e cila në mënyrë vendimtare ndalon organizim të zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës”, -ka thënë Rexhepi.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Zgjedhjet serbe në Kosovë, MPJ: Cënojnë integritetin e vendit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›