Fshehu pasurinë, kallëzim penal për ambasadorin
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kallëzoi në organin e Prokurorisë një ambasador dhe një punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, dega Tiranë, për veprën penale të "Refuzimit për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë", të parashikuar nga nenin 257/a/2 i Kodit Penal. Pas përfundimit të hetimit administrativ, ILDKP konstatoi fshehje të pasurisë e deklarim të rremë nga subjekti Qazim Tepshi, me funksion ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë dhe nga subjekti Merita Aleksi, me funksion inspektor tatimor. Subjekti Qazim Tepshi, në deklaratat e tij të interesave private ndër vite nuk ka pasqyruar një shumë prej 35.000 eurosh, të depozituar në një nga bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri. Po ashtu, subjekti nuk e ka deklaruar një transaksion bankar në shumën e 39.000 eurove, e cila i është kaluar në llogarinë e tij bankare nga një person i tretë. I pyetur lidhur me pasaktësitë e evidentuara nga Inspektorati i Lartë, subjekti Tepshi është përgjigjur se nuk e ka gjykuar të deklarojë këtë shumë "...sepse nuk janë krijuar nga puna në ambasadë...". Në përputhje me kërkesat e ligjit nr.9049, dt.10.4.2003 "Për deklarimin e pasurisë..." dhe ligjit nr.9367, dt.7.4.2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave...", ILDKP i vlerëson argumentet e subjektit të pabazuara, duke i konsideruar shkelje të ligjit. Gjatë hetimit administrativ dhe korrespondencës me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Inspektorati i Lartë ka evidentuar gjithashtu se zyrtari me funksion ambasador, ka qenë administrator i shoqërisë "Saitan", aktivitet i mbyllur në vitin 2003, për të cilin ka mbetur pa shlyer detyrime tatimore në vlerën 2.666.192 lekë. Pas konstatimit të shkeljeve të mësipërme, Inspektorati i Lartë ka kërkuar nga organi i prokurorisë nisjen e procedimit penal për subjektin Qazim Tepshi. Subjekti Merita Aleksi, në deklaratat e interesave private ndër vite nuk ka pasqyruar depozita dhe llogari bankare në disa banka të nivelit të dytë, të cilat arrijnë shumën 3.589.048 lekë. Po ashtu, nga hetimi administrativ i ILDKP për pasurinë e deklaruar të subjektit Aleksi dhe familjarëve të saj, rezulton se nuk janë pasqyruar në deklarata depozita dhe llogari bankare të bashkëshortit të saj, Diogjen Aleksi, në shumat: 12.570.872 lekë; 12.766 euro; dhe 11435 USD. Për problemet e konstatuara, subjekti i pyetur nga ILDKP, ka thënë se "nuk i kam deklaruar, sepse nuk kam menduar se duheshin deklaruar të ardhurat e përfituara nga veprimtari të punëve dytësore", duke sqaruar se vlerat monetare të depozituara në bankë janë krijuar nga aktivizimi i bashkëshortit të saj në disa punë dytësore. Inspektorati i Lartë vlerëson se argumentet e sjella nga subjekti janë në kundërshtim me kërkesat e parashikuara në ligjin nr.9049, dt.10.4.2003 dhe ligjin nr.9367, dt.7.4.2005 dhe se, me veprimet e saj, subjekti Merita Aleksi ka konsumuar elementet e veprës penale të "Refuzimit për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë...", dhe për këtë është kërkuar nga organi i prokurorisë nisja e procedimit
Statistikat
Kallëzimet e ILDKP
për vitin 2009
Sipas të dhënave zyrtare gjatë vitit 2009, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka kallëzuar penalisht në organin e prokurorisë disa subjekte, nga të cilët 6 për "fshehje të pasurisë, mosdeklarim ose deklarim të rremë" dhe 6 subjekte për "refuzim për deklarim". Më 12 janar të këtij viti, ILDKP-ja kallëzoi 3 subjekte në prokurori. Ata ishin Petrit Mullaj, oficer i Policisë Tatimore, dega Sarandë; Nuri Vani, doganier në Doganën e Bllatës (Peshkopi) dhe Detar Hysi, anëtar i Këshillit Kombëtar të Radio-Televizioneve (KKRT). Më 18 qershor u kallëzuan penalisht: Ismet Peca, përgjegjës sektori, D.P.Tatime, Kukës; Hilmi Rama, përgjegjës zyre, D.P.Tatime, Shkodër, Gëzim Ukperaj specialist, D.P.Tatime, Kukës, Shpëtim Guxholli, drejtor drejtorie, D.P.Tatime, Korçë, Rrok Rroku, kryetar komune, Dajç, Lezhë dhe Agim Harrizi ish-shef komisariati, Kuçovë.