Mungesa e avokatit, shtyhet procesi "Gerdeci"
Procesi gjyqesor ne ngarkim te 29 te pandehurve te akuzuar per tragjedine e Gerdecit, eshte shtyre serish dje per mungese te avokateve. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ritvan Hado, ka vendosur dje te zevendesoje avokatin qe mungonte Artan Kodheli, i cili mbron interesat e ushtarakut, Agim Lala, me avokatin Marash Ibraj. Shtyrja e procesit u paralajmerua nje jave me pare nga avokati Kodheli, i cili sqaroi gjykaten se ndodhej ne nje tjeter gjykim paralel me dosjen "Gerdeci". Te pandehurit e ketij procesi akuzohen per tragjedine e ndodhur me 15 mars te vitit te kaluar ne fabriken e Gerdecit, ku si pasoje e nje shperthimi te fuqishem, ne fabriken e demontimit te municioneve, humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere. Te pandehurit qe po gjykohen nga Gjykata e Tiranes jane; Ylli Pinari, Dritan Minxholli, Mihal Delijorgji, Sokol Ngjeci, te cilet ndodhen me mase sigurie "arrest me burg". Po ashtu ne gjendje te lire gjykohen ushtaraket e Shtabit te Pergjithshem, te cilet kane pasur nje rol teknik ne shperthimin e fabrikes se demontimit te armeve ne Gerdec.
R. Caushaj
R. Caushaj