Ja c'pame nga masakra e "Qafe-Gjashtes"
Tirane- Gjashte deshmitare kane treguar dje momente te ngjarjes se ndodhur me 4 mars te vitit 1997, ku mbeti i vrare polici Gjergj Mehmeti, si dhe u more peng Eduart Aliaj. Deshmitari i pare i thirrur nga prokuroria ishte Hysen Hysi, i ati i Armando Hysit. "Mengjesin e 4 marsit te vitit 1997, kam mesuar per vrasjen e nje taksisti. Ne dreke rreth ores 13:30 i kam thane djalit tim Armandos, qe te shkonte ne fshatin Metoq per te marre karburant. Djali im me ka treguar se rruges ka gjetur dy te pandehurit, Fatos Mahmutajn dhe Edmond Sejkon. Kur kane arritur ne afersi te Gjashtes, Mondi i ka thene te ndalonte se kishte nje problem. Per dy minuta, djali ka kthyer koken dhe ka pare disa persona qe e kane marre dhe kishin ardhur me dy makina pa targa. Di qe per pak sekonda keta persona kane qelluar ne drejtim te makines, ku nga bresheria e armeve eshte prishur xhami i pare dhe i prapme i makines, eshte shkaterruar bagazhi, plumbat kane arritur deri ne kroskot, nderkohe qe u plagos edhe Fatosi. Keta persona i kane thene djalit tim te largohej qe aty. Armandi ka shkuar tek dajat e tij, qe ndodheshin ne Qafe-Gjashte", ka treguar deshmitari. Me pas ai ka pohuar se kur ka shkuar te marre djalin, ne krahun e majte duke u kthyer nga Qafe-Gjashte per ne Sarande, ka pare 300 veta. "I kam pyetur se cfare kishte ndodhur dhe me kane thene se kemi kapur nje nga ata qe kane shtene". Me vone kam marre vesh personi qe ishte plagosur (polici), ishte shtruar ne spital. Kam shkuar ta takoj, ishte i shtrire ne dhome, por nuk fola dot me te. Nuk ruhej nga asnje person. Me vone kam mesuar per ngjarjen. Kam kerkuar te takoj Sokol Bizhgen, per te pyetur se cfare ndodhi, kush qelloi mbi djalin tim, por nuk me doli", ka mbyllur deshmine e tij, Hysi, djali i te cilit fatmiresisht shpetoi pa pasoja nga kjo ngjarje. Deshmitari i radhes ka qene Altin Cali, banor ne Qafe-Gjashte. "Diten e ngjarjes kane qene me shume se 3 mije veta. Kur shkova prane tyre kam pare nje automjet te djegur, brenda te cilit kishte kocka te djegura. Tek lapidari ishte nje person i marre peng, verdalle tij ishte Komiteti i Shpetimit te Sarandes. Personi i marre peng dukej i keqtrajtuar", ka treguar dje Cali. Deshmitare te tjere gjate seances se djeshme ishin edhe Sokrat Cakalli, Odisea Lapaj, Kujtim Zyma, Katerina Memo dhe Shpetim Haxhiu. Pas degjimit te deshmitareve, avokati Artan Kodheli, ka kerkuar perjashtimin e trupit gjykues, duke e cilesuar ate te njeanshem. Te pandehurit e ketij procesi jane Vladimir Sinani, Eduart Cipa, Alqi Paguni, Edmond Sejko, Agron Qurku, Aleksander Bala, Mikel Kendezi, Nestor Sinani, Arben Kendezi dhe Ristan Lapa.
R. Caushaj
R. Caushaj