E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mulosmani kerkon gjykim te shkurtuar

Redinalda Caushaj

Tirane- Jaho Mulosmani, ka kerkuar dje nepermjet mbrojtesit te tij gjykimin e shkurtuar. Gjate seances gjyqesore te zhvilluar dje ne Gjykaten e Tiranes, mbrojtesi i te pandehurit Mulosmani i ka dorezuar nje kerkese trupit gjykues te drejtuar nga gjyqtari Petrit Como, qe ceshtja te zgjidhet ashtu sic jane aktet e paraqitura nga prokuroria. Nderkohe qe gjykata eshte shprehur se kerkesa duhet te lexohet ne seancen e radhes, duke marre parasysh qe prokurori i ceshtjes nuk ndodhej ne seance. Ne rast se gjykata pranon kerkesen e mbrojtjes, atehere i pandehuri do te perfitoje nga ulja e denimit me nje te treten. Procesi gjyqesor ne ngarkim te Mulosmanit, i akuzuar per vrasjen e dyfishte, eshte shtyre per arsye se prokurori eshte emeruar me detyre ne Prokurorine e Elbasanit. Nderkohe qe gjykata ka bere te ditur qe ceshtja ne ngarkim te tij, do te perfaqesohet nga nje tjeter prokuror i Prokurorise se Tropojes, i cili pritet qe te emerohet per kete ceshtje, si dhe te njihet me aktet e dosjes.

Ngjarja per te cilen po rigjykohet ne Shkallen e Pare, Jaho Mulosmani ka ndodhur me 4 gusht 1999. Nga nje atentat me mina te telekomanduara vriten ne fshatin Cerrnice te Tropojes, Halil Haklaj dhe Feriz Kernaja. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria, nga atentati plagosen edhe Fatmir Haklaj dhe Fatmir Daka. Ngjarja pasohet nga nje tjeter gjakderdhje vetem pak ore me pas, ne qender te qytetit te Tropojes. Bresheria e plumbave le te vdekur ne vend Bislim Hyken dhe Isuf Bashkurtin. Pistat e para hetimore u ngushtuan rreth nje emri te vetem si autor i kesaj ngjarjeje, Jaho Mulosmani. Ne ate kohe ai mbante detyren e shefit te rendit ne Komisariatin e Policise se Tropojes. Njeri nga viktimat e ngjarjes, Bislim Hyka, ishte vellai i shefit te Komisariatit te Policise se Kukesit. Sipas hetimeve, Jaho Mulosmani kishte qelluar mbi viktimat ne shenje hakmarrjeje, pasi bente pergjegjes te afermit e Hykes, per vrasjen e Halil Haklajt dhe Feriz Kernajes. Mulosmani eshte duke u rigjykuar ne Gjykaten e Tiranes, pasi Gjykata e Larte konstatoi shkelje te shumta procedurale gjate gjykimit te tij. Vete Mulosmani nuk eshte paraqitur ne asnje seance gjyqesore qe eshte zhvilluar ne ngarkim te tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›