Fshesa e Surdullit

Largohen nga puna 43 punëtorë të Komunës së Kamenicës.
Vendimet për ndërprerjen e marrëdhënies së punës i ka nënshkruar kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli. Në një takim me gazetarë organizuar enkas për këtë çështje, Surdulli ka thënë se vendimi ka qenë i vështirë për t`u marrë, por i domosdoshëm dhe në zbatim të ligjit dhe vënies së rregullit në administratë.
“ Nga të larguarit 17 veta janë me kontratë mbi vepër dhe 27 të punësuar pa përfillur procedurat e konkursit, të gjitha këto punësime janë bërë gjatë mandatit të ish kryatrit të komunës Begzad Sinani” ka thënë Surdulli. Sipas kryetarit Surdulli një numër i këtyre të punësuarve nuk kanë qenë as në listën e pagave, por janë paguar nga të hyrat komunale dhe nga mallërat dhe shërbimet. “Të gjithë këta janë liruar nga detyra pas datës 31 janar 2010. Buxheti i komunës nuk mund të bartë barrën e tepërt të punëtorëve administrativ të pranuar në punë pa ndonjë kriter, ndërsa për disa vende të punëve do të shpallen konkurse dhe ata punëtorë të larguar mund të konkurojnë për vende të reja të punës, nëse i plotësojnë kushtet”, ka bërë të ditur Surdulli i cili beson se numri i zyrtarëve komunalë që do të kërkohen me konkurs do të jetë më i vogël se gjysma e të larguarve.
Të larguarit do të kenë të drejtën e ankesës në një komision komunal dhe pas kësaj edhe në Këshillin e pavarur mbikëqyrës thotë Surdulli i cili është i bindur se Komuna e Kamenicës ka të drejtë të plotë për vendimin që ka marrë. Punësime pa përfillur kriteret ligjore sipas kryetarit Surdulli ka edhe në sektorë të tjerë të administratës komunale e sidomos në shëndetësi. “Ne do të shohim dosjet e secilit , dhe të gjithë ata që janë punësuar në kundërshtim me ligjin do të largohen nga puna”, ka thënë Surdulli. (Radio Premiera)
Lista e punëtorëve që u është ndërprerë marrëdhënia e punës nga data 31 janar 2010:
1. Sokol Sylaj , inspektor
2. Raif Demi, rojtar
3. Zijavere Kallaba, pastruese
4. Selime Kërqeli, pastruese
5. Selver Kastrati, bibilotekist
6. Xhavit Ahmeti, bibliotekist
7. Bajram Lenjani, zyrtar për kulturë
8. Femi Berisha, zyrtar administrativ
9. Sali Lecaj, mirëmbajtës gjelbërimi
10. Selim Qarri, dhënës i biletave te parku
11. Shumsi Dodaj, përgj. i mirëmbajtjes së gjelbërimit
12. Edmond Kamberi, zjarrfikës
13. Sabri Canaj, zyrtar juridik
14. Hajredin Maliqi, zyrtar juridik
15. Besim Ismajlaj, zjarrfikës
16. Bajram Morina, biblioteka ligjore
17. Mirlinda Hoti, ofiqare
18. Agron Hoda, zyrtar administrativ
19. Vlora Kryeziu, Zyra për informim
20. Andjel Andjelkovic, zyrtar ekonomie
21. Vidosava Markovic, zyrtare administrative
22. Marko Stevanovic, zyrtar administrativ
23. Shefik Sadiku, zyrtar për kulturë
24. Riza Morina , ofiqar
25. Xhemail Pireva , ofiqar
26. Nijazi Kastrati , lektor
27. Nehat Rrudhani, shef i arsimit
28. Hevzi Pireva , zjarrfikës
29. Mejreme Xhaqku, bibliotekiste
30. Fitnete Limani , ofiqare
31. Bekim Ramadani, zjarrfikës
32. Ilir Syalaj, zjarrfikës
33. Afrim Krivaqa, zjarrfikës
34. Haki Leka, zyrtar i pagesave
35. Ragip Rexha, zjarrfikës
36. Sabri Morina, zyrtar i arsimit
37. Tajar Dërmaku, nd. i projekt menaxherit
38. Adnan Krasniqi, vozitës
39. Enver Morina, Zyrtar për integrime
40. Lulzim Canaj, përgjegjës për gjeodezi
41. Driton Dërmaku, zjarrfikës
42. Shefqet Rexha, zyrtar ligjor
43. Rexhep Hasani, zëdhënës i kryetarit.