E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fshesa greke, dhjetëra emigrantë të kthyer

12 shtator

Me nisjen e fushatës së punëve në bujqësi, nw sezonin e vjeshtes , në rajonin Verior të shtetit fqinj ,me dhjetra e qindra punëtor , si krah i lirë punë nisen në drejtim të kufirit për të gjetur një punë sezonale dhe për tu kthyer me mbarimin e sezonit ne shtepite e tyre. Por me plotësimin e numurit të punonjësve në këtë rajon me emigrantë të tjerë të përhershëm , punëtorët e vajturnë mënyrë klandestine e pa dokumenta nuk gjenë vend pune . Në këto kushte klandestinët shqiptarë detyrohen të lëvizin nga një rajon në tjetrin për të gjetur punë krahu . Në këto lëvizje ata “Gjuhen” nga policia e cila i riatdheson me njëherë . Nga kjo “fshesë ", ditët e fundit numuri i të kthyerve përmes pikës kufitare të Qzafëbotës ka qenë rreth 120 vetë . Policia e Kufirit e Sarandës konfirmon se të kthyerit janë shtetas shqiptarë të kapur dhe të riatdhesuar nga policia greke , pasi janë kapur pa leje qendrimidhe pa dokumentaqofshin ato edhe punë sezonale lëshuar nga një administratë lokale – thonë ata .

Kthimi i shqiptarëve nga toka helene nuk është një rast i vecantë , porritual që përsëritet në cdo katër ose pesë dite , aq kohë sa ju duhet policisë greke për të grumbulluar shqiptarët në rajonin verior dhe më pas për ti sjellë në Qafe Botë .

Pasojat e “Fshesës“ kanëfilluar të ndjehen edhe në qytetin e Sarandës . Në mbrëmjet e ditëve të fundit , tani që janë larguar edhe pushuesit , bien në sy grumbuj të rinjsh që lëvizin nëpër qytet në mënyrë kaotikepër të siguruar ushqim , apo një strehë për të fjetur deri në largimin e tyre drejt shtëpive dhe familjeve të tyre , ose për të nisur një aventurë të dytë drejt kufirit .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›