E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furriku Turizmi ne Lezhe pa incidente

Bashkëpunimi me institucionet dhe njësitë e qeverisjes vendore si dhe rritja e ndërgjegjësimit të popullatës për të denoncuar çdo rast të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, ka bërë që sezoni turistik në Qarkun e Lezhës të përcillet pa asnjë ngjarje të rëndë. Megjithëse ka patur një fluks të madh pushuesish në zonat turistike të Lezhës, shtimi i patrullave dhe vëmendja maksimale për të garantuar rend dhe siguri publike, ka bërë që për drejtuesit e policisë në Lezhë, ky sezon të konsiderohet i suksesshëm. Për drejtorin e policisë në Lezhë Muharrem Furriku ka patur një bashkëpunim të ngushtë kryesisht me pushtetin vendor dhe njësine e qarkullimit rrugor, duke bërë që të shmanget në kohë çdo incident. Furriku ka shtuar se policimi në komunitet ka funksionuar mirë, duke bërë që të shtohen rastet e denoncimeve në sallën operative, e për pasoje edhe ndërhyrja ka qenë në kohë të shpejtë.

Zonat bregdetare të Shëngjinit dhe Shënkollit janë mbikëqyrur gjatë 24 orëve nga patrullat e policisë, të cilat janë mbështetur edhe nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë, duke bërë që edhe ky sezon të kaloje pa asnjë problematikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›