Fshirjet, dokumentet dhe formulari që plotësohet
22/10/2009 Kërkuesi mund të jetë pronari, subjekti shtetëror, avokati i shtetit, ose organi i kontrollit
Çdo individ pronar, ose një subjekt shtetëror që ka në administrim ose pronësi një pronë mund të bëjë një kërkesë për fshirjen e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme e kryer në kundërshtim me ligjin. Kërkesa mund të bëhet edhe për ato pasuri që krijojnë mbivendosje. Për këtë të interesuarit duhet të plotësojnë një formular tip që mund të gjendet edhe në faqen e internetit të hipotekës.
Kërkesa për fshirje
Është e detyrueshme që në këtë kërkesë të përfshihen të dhëna mbi pasurinë që kërkohet të fshihet, siç janë që nga rrethi apo bashkia dhe komuna në të cilën ndodhet pasuria, adresa e pasurisë, si dhe të dhëna nga kartela siç janë numri i pasurisë, apo të dhëna nga hipoteka, siç është numri dhe viti i hipotekës. Këto të dhëna mund të gjenden në kartelën e pasurisë, e cila tregon se kur është regjistruar pasuria juaj në zyrat e hipotekës.
Sa i takon përmbajtjes së kërkesës i interesuari duhet të shkruajë dhe të detajojë me radhë të dhënat e pasurisë që kërkon të fshijë nga regjistrimi i pasurisë së paluajtshme, duke përmendur pronarin dhe të dhënat rreth tij. Gjithashtu në këtë formular i interesuari duhet të japë disa argumente apo arsye mbi të cilat e mbështet kërkesën e tij. Ato mund të jenë disa. Mes tyre përmendet fakti që kjo pasuri krijon mbivendosje me pasurinë apo pasuritë e tjera, ndaj në këtë pjesë të formularit duhet të renditen me kujdes, të gjitha të dhënat për pasurinë apo pasuritë me të cilat krijohen mbivendosjet, të cilat duhet të jenë shumë të sakta. Një tjetër arsye mund të jetë fakti që kjo pasuri që kërkohet të fshihet është regjistruar në kundërshtim me ligjin. Në këtë moment të interesuarit mund t’i nevojitet edhe ndihma e një avokati apo juristi për të renditur argumentet pse është regjistrim i kryer në kundërshtim me ligjin. Bashkëlidhur kërkesës të interesuarit duhet të paraqesin edhe një sërë dokumentesh për të bazuar kërkesën dhe pretendimin e tyre, duke cituar për secilin dokument nëse është origjinal apo njësi e njehsuar me origjinalin.
Kush mund të kërkojë fshirje
Objekti i kërkimit është fshirja e regjistrimit dhe regjistrimeve të kryera në kundërshtim me ligjin. Kërkuesi mund të jetë pronari individ, ose një subjekt shtetëror që ka në administrim ose pronësi, mund të jetë gjithashtu avokati i shtetit, apo një organ i kontrollit. Sa i takon bazës ligjore të kërkesës ajo është e mbështetur në ligjin nr. 7843, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, ligji nr. 8485 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, udhëzimi i datës 31.01.2007 i Këshillit të Ministrave “Për procedurat e regjistrimit në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, udhëzimi i datës 21.11.2007 i Këshillit të Ministrave “Për procedurën e fshirjes së regjistrimeve të kryera në kundërshtim me ligjin dhe atyre që krijojnë mbivendosje, në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme”.
Të rejat e ndryshimeve ligjore:
1) Përcaktimi i procedurave të qarta ligjore për mënyrën e procedimit të zyrave të regjistrimit në rastet e kërkesave për regjistrim të pasurive, në varësi të aktit të paraqitur për regjistrim,
2) Qëndrimi zyrtar që mbajnë këto zyra në lidhje me regjistrimin apo jo të akteve të paraqitura për regjistrim, në varësi të ekzistencës apo mungesës së elementeve të caktuar, të cilët janë të përcaktuar qartë në aktet nënligjore,
3) Kontroll i akteve të zyrave vendore në rastin kur ato vendosin të refuzojnë një regjistrim, nëpërmjet miratimit që kërkohet për këto refuzime nga kryeregjistruesi,
4) Eliminimi i mbivendosjeve, ose më thjesht, eliminimi i 2 apo më shumë regjistrimeve për të njëjtën pasuri,
5) Fshirja e regjistrimeve të kryera në kundërshtim me ligjin.