Ftohja me FMN-në, Bode do të raportojë në takimin vjetor në Ëashington
Një delegacion i lartë shqiptar i kryesuar nga ministri i Financave, Ridvan Bode pritet të marri pjesë javën që vjen në takimin vjetor të guvernatorëve dhe drejtorëve të bordit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, në Ëashington D.C. të SHBA-ve. Burime nga Ministria e Financave, bënë të ditur për gazetën “Albania” se, “gjatë qëndrimit atje, pritet që ministri i Financave, Bode, të japë sqarime mbi përfundimin e misjonit të FMN-së në Shqipëri, dhe për mos rinovimin e marrëveshjes me këtë institucion. Ndërkohë që zyrtarët e lartë shqiptarë do të takohen me homologët e tyre nga vende të ndryshme të botës, si dhe me drejtues të dy institucioneve më të rëndësishme financiare, FMN-së dhe BB-së”. Gjatë qëndrimit në Ëashington D.C., delegacioni shqiptar pritet të lobojë edhe mbi çështjen e Kosovës, duke qënë se Kosova do të jetë e pranishme për herë të parë në takimin vjetor të guvernatorëve dhe drejtorëve të Bordit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.
5 Tetor 2008