E Diel, 1 Nëntor 2026

Gushti muaj sulmi, Tatimet mbledhin 10 milion euro gjoba nga biznesi

Të penalizuar ndërtues, argjendari, farmaci dhe kinika . Në total gjobat e tatimeve arrijnë në 100 milionë lekë

Ervin Koçi

Muaji gusht për administratën Tatimore duket se ka qenë një “muaj sulmi”, pasi një rrebesh gjobash ka rënë ndaj subjekteve të biznesit në të gjithë vendin gjatë këtij muaji. Statistikat fiskale të Ministrisë së Financave flasin për një mori të ardhurash gjatë muajit gusht të këtij viti, që administrata tatimore ka grumbulluar nga bizneset private pas një sasie të konsiderueshme gjobash që ka vendosur. Në total këto gjoba të shumave të ndryshme kapin shifrën e 100 milionë lekëve. Në rast se në muajin prill të këtij viti sasia e gjobave ishte në nivelin e 409 milionë lekëve, në korrik ajo kishte arritur në 914 milionë. Për të kapur majat e 1 miliard e 56 milionë lekëve gjoba në fund të gushtit 2008. Kjo sasi është e barabartë me afro 10 milionë euro gjoba e sekuestro ndaj subjekteve të ndryshme. Një nivel i tillë pasqyron dukshëm tendencën e vendosjes së masave administrative në mbledhjen e të ardhurave në Financat Publike, politikë që tre ditë më parë e kritikoi edhe përfaqësuesi i Fondit Monetar në Ëashington. Sipas shefit të Misionit për Shqipërinë në këtë organizatë financiare ndërkombëtare, Gerëin Bell, “masat administrative nuk janë e vetmja dhe më e mira ndër rrugët për të forcuar financat publike”.

Subjektet e gjobitura

Aksionet e ditëve të fundit të Administratës Tatimore janë përqëndruar kryesisht në subjektet ku mendohet se ka më abuzime, sidomos në procedurat tatimore të taksave dhe faturave. Kështu në kryeqytet Policia Tatimore është ndalur më tepër në subjektet private të cilat nuk i pajisnin klientët e tyre me fatura blerjeje me TVSH-ë, si dhe nuk përdornin kasat fiskale. Kështu në qendër të vëmendjes kanë qenë subjekte si klinikat dentare, klinikat mjeksore, argjendaritë, distributorët e karburanteve, dhe mjaftë dyqane dhe lokale të cilat nuk përdornin faturat tatimore me TVSH-ë gjatë shërbimeve të tyre ndaj klientit. Ndaj subjekteve që janë kapur me shkelje, janë proçeduar gjoba të ndryshme që nisnin nga 100-500 mijë lekë.

Fitimi nga gjobat

Administrata Tatimore ka siguruar fitime të mëdha nga të ardhurat e grumbulluara prej gjobave të shumta. Ndër të tjera, të bën përshtypje rritja e jashtëzakonshme e shifrës së tatimit mbi të ardhurat personale të punonjësve. Në rast se një vit më parë, në gusht 2007, shifra progresive e mbledhur nga Tatimet ishte 7,3 miliardë lekë, në gusht 2008 kjo shifër rritet në 14,3 miliardë, me një shtim dyfish duke iu afruar shumë parashikimit vjetor prej 16,3 miliardësh, ndonëse rezultatet kanë të bëjnë vetëm me një periudhë kohore të barabartë me dy të tretat e vitit financiar. Tatim-fitimi mbi të ardhurat e ndërmarrjeve është 1,5 miliardë më i vogël se një vit më parë, gati sa gjysma e shifrës së realizuar një vit më parë. Kurse të ardhurat e parashikuara të vijnë nga ndihmat e huaja (grantet), në mënyrë tepër të çuditshme, janë realizuar, gjatë tetë muajve të këtij viti, sa gjysma e të njëjtës periudhë të 2007-ës, duke qenë shtatë herë më të vogla se shifra e planifikuar në Buxhetin e Shtetit për këtë vit.

5 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›