E Diel, 1 Nëntor 2026

Te mos humbasim unitetin Papa vazhdon viziten ne Gjermani

Papa Benedikti XVI vazhdon viziten ne Gjermani. Te shtunen ai mban meshen ne Erfurt ku priten 30.000 besimtare. Papa nderoi rezistencen e besimtareve ne RDGJ. Te premten ai eshte takuar me viktima te keqtrajtuar seksualisht nga punonjes te kishes. Ne seminarin e prifterinjve ne Erfurt kreu u kishes u tregua i prekur nga nevoja e viktimave. Benedikti siguroi se kisha do te merret me perpunimin e veprave abuzive.

Vizita e Papes Benedikti i XVI ne Erfurt ishte shprehje e deshires se kishave asaj katolike dhe protestante per afrimin ekumenik. Fakti qe Papa kishte zgjedhur si vend takimi me perfaqesuesit e kishes protestante gjermane manastirin e urdherit augustinian ne Erfurt ku ka vepruar reformatori protestant Martin Luteri fillimisht si murg katolik ve ne pah synimin e ketij takimi. Papa u beri thirrje kishave qe te japin nje deshmi te besimit te perbashket ne nje shoqeri gjithnje e me sekulariste dhe te punojne per mbrojtjen e dinjitetit te njeriut. Kjo tha Papa eshte detyra me e rendesishme ekumenike.

Prandaj ne nje takim ekumenik nuk duhet vetem te ankohemi per ndarjet dhe dallimet por te falenderojme Zotin per ate qe na ka mbajtur ne unitet te cilin na e dhuron perdite dhe kjo mirenjohje duhet te jete njekohesisht gatishmeri per te mos e humbur kete unitet tha Papa.

Jo perparim i shpejte ne ceshtjet e ekumenizmit

Kryetari i Keshillit te Kishes Evangjeliste ne Gjermani Nikolaus Schneider tha pas takimit

Ky ishte nje nderim qe u shpreh shume qarte dhe qe vuri fort ne dukje frymen ekumenike.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Papa duke shkruar ne Librin e Arte te Erfurtit

Por megjithate Papa uli shpresat per nje perparim te shpejte ne ceshtjet e ekumenizmit. Kryetari i Keshillit te Kishes Evangjeliste ne Gjermani Nikolaus Schneider inkurajoi nga ana e tij kishen katolike qe te beje hapa konkrete ne lidhje me martesat nderkonfesionale si dhe per komunionin e perbashket. Kjo ishte e para meshe e nje Pape ne nje ndertese kishtare protestante ne Gjermani. Ne te moren pjese edhe presidenti Christian Wulff dhe kancelarja Angela Merkel.

Autor dpa/ Angjelina Verbica

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›