OKB të hënën diskuton kërkesën palestineze
Kombet e Bashkuara njoftuan se do ta diskutojnë kërkesën e palestinezëve për njohjen e shtetit palestinez gjatë ditës së hënë.
Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ia dorëzoi të premten sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moonit, një letër me të cilën formalisht kërkohi anëtarësimin e plotë në OKB.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i tha këtij mekanizmi se vetëm bisedimet direkte ndërmjet palëve do të mund ta sillnin paqen e qëndrueshme.
Si përpjekje për të shmangur “përplasjet” në Këshillin e Sigurimit, katërshja ndërmjetësuese për Lindjen e Mesme, kërkoi kthimin në tryezën e bisedimeve brenda katër javëve, arritjen e “progresit substancial” brenda gjashtë muajve, ndërsa arritjen e një marrëveshjeje brenda një viti.
Në Bregun Perëndimor, mijëra palestinezë ndoqën në ekranet televizive momentin historik dhe festuan me koncerte borish duke kërcyer. Izraeli vendosi në gatishmëri të lartë forcat e veta në kufi me Egjiptin.
Arsyeja ka pasur të bëjë me informacione të shërbimeve sekrete për një sulm të mundshëm brenda territorit izraelit, ndoshta nga Hamasi radikal islamik.