Pa koncept te pergjithshem - Lufte e veshtire kunder racizmit ne Gjermani

Kater te rinj rreth 20 vjecare pak te pire ndodhen ne nje stacion metroje ne nje qytet jugor te Gjermanise ne Nuremberg dhe kerkojne nje shishe birre qe eshte zhdukur. Dikur shohin Erikun nje te ri pak me te madh ne moshe me ngjyre te zeze me origjine nga Burkina Faso. Hej neger therrasin ata dhe e fajesojne ate se u ka marre shishen e birres. Eriku kercenon se do te therrase policine nese ata nuk pushojne. Te rinjte pushojne dhe e lene rehat.
Diskriminim i perditshem
Raste si keto ne Gjermani nuk perjetojne vetem afrikanet. Nuran Yigit nga rrjeti i shoqatave qe luftojne kunder diskriminimit ne Berlin di dhe raste te tjera. Nje neurolog nuk pranon te trajtoje nje turke te moshuar sepse ajo nuk flet gjermanisht megjithese shoqerohet nga e bija qe i perkthen te gjitha qe thuhen. Nje kolumbiane qe jeton ne Berlin nuk ftohet qe te jape intervisten pasi ka aplikuar per vend pune sepse gjuha e saj amtare nuk eshte gjermanishtja. Nje mjeke qe mban perce nuk pranohet te aplikoje per nje vend pune ne nje klinike private sepse nuk pranon te heqe percen.160 Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kunder racizmit ne Gjermani
Te dish te mbrohesh
Kush gjen rrugen drejt rrjetit te shoqatave kunder diskriminimit ne Berlin ka fat dhe gjen mbeshtetje Diskriminimi racist shihet si fenomen i perditshem si normalitet shpesh me ndjenjat e pafuqise dhe mospatjes gje ne dore. Te prekurit thone shpesh Nuk ke cfare te besh. Keshtu ne punojme me detyra te qarta te motivojme te prekurit dhe ti sqarojme ne menyre qe ata te dine te mbrohen.
Nuran Yigit e lindur ne Turqi eshte pedagoge dhe drejtuese projekti ne rrjetin e shoqatave kunder diskriminimit nje organizate e shoqerise civile e cila mbeshtet viktimat me keshilltare avokate dhe psikologe. do vit ata ndihmojne ne 120 raste. Qyteti i Berlinit qe ka dhene para ne dispozicion per kete pune eshte shembull thote Nuran Yigit. Ne rajone te tjera te Gjermanise mungojne oferta te tilla mungojne konceptet sistematike. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Potsdam - Proces kunder Ermyas Mulugeta sulmuar nga dy persona per arsye raciste
Konferenca kunder racizmit e zhvilluar ne vitin 2001 ne Durban i pati bere thirrje shteteve nacionale te zhvillojne plane aksionesh per te luftuar kunder shkeljes se te drejtave te njeriut. Ne Gjermani ky ka qene nje proces i gjate thote Petra Follmar- Otto nga Instituti gjerman per te drejtat e njeriut me qender ne Berlin.160 Ky plan aksionesh kombetar eshte shume i dobet dhe permban masa qe ne Gjermani jane marre prej kohesh dhe eshte shume pak i orientuar nga aksioni dhe e ardhmja.
Autor160Ulricke Mast-160Kirschning/160Aida Cama
Redaktoi Lindita Arapi
160