Fucia merr zyrtarisht mandatin, KQZ:
TIRANE - Besnik Fucia merr zyrtarisht mandatin e Kryetarit te Komunes Kashar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shpalli ne mbledhjen e djeshme rezultatin zyrtar te zgjedhjeve ku Fucia rezulton fitues me 40.69 % ose 2765 vota te marra ne zone. "Per zgjedhjet e pjesshme ne komunen Kashar nuk pati asnje ankese. Fitues shpallet kandidati i Partise Demokratike, Besnik Fucia", vendosi dje Komisioni me i larte zgjedhor. Ndonese u ankua per menyren e votimit, parregullsite ne zgjedhje pse jo dhe manipulimet, selia roze preferoi te mos ankohet ndaj rezultatit ne Kashar, duke lene te qete kandidatin demokrat te gezoje mandatin e tij qe do te jete me pak se tre vjet. Kryetari i KQZ-se Clirim Gjata i vleresoi zgjedhjet e pjesshme ne komunen Kashar si te suksesshme, te qeta dhe qytetare. Sipas tij nje merite per kete kane ne menyre te vecante faktoret dhe aktoret qe kishin ne dore kete proces, njesine vendore te Kasharit, kandidatet, subjektet politike etj. Pas kandidatit demokrat, Fucia ishte kandidati i Levizjes Socialiste per Integrim, Alfred Bakalli, i cili mori 23.82 % te votave ne kete komune. Ndersa kandidati i PS-se Sinan Egra doli i katerti ne radhe, duke u renditur keshtu i fundit ne kete proces zgjedhor. R.R