Sa shkojne pagat per 9 mije mjeke e infermiere
Rriten pagat e punonjesve te qendrave shendetesore. Behet fjale per rreth 9 mije punonjes te ketyre qendrave, si mjeke dhe infermiere. Rritja ne masen 15 per qind, firmosur dje nga Keshilli Administrativ i ISKSH-se, ben qe pagat e mjekeve te familjes ne zonat e thella malore te kalojne shifren 75 mije leke ne muaj. Megjithate, rritja e pagave masa e rritjes nuk eshte e njellojte per te gjitha punonjesit e qendrave shendetesore. Gjithcka varet nga performanca e punes, vend-ushtrimi i profesionit, vjetersia e punes, etj. Kjo rritje pagash mbulohet nga buxheti i Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesore, duke e shtrire efektin financiar qe nga 1 korriku 2008. Kjo do te thote se kjo rritje e prapambetur, e cila nuk kishte hyre ne fuqi gjate ketyre muajve, te merret gjate diteve ne vazhdim. Sipas burimeve nga ISKSH, rritja e fondit te pagave dhe sigurimeve shoqerore ne muaj e ka efektin financiar 39,6 milion leke, ndersa per 6 muaj, efekti shkon ne 237,6 milion leke. Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor ben me dije se nga nje vendim i tille perfitojne afro 9 mije punonjes. Sherbimi shendetesor paresor qe nga 1 janari 2007 eshte perfshire teresisht ne skemen e sigurimeve shendetesore. Synimi kryesor i ISKSH-se, i cili ne thelb eshte dhe synimi i reformes se nisur ne sherbimin shendetesor paresor, eshte lidhja e rritjes se stimulit financiar, me punen e stafit mjekesor ne qendrat shendetesore ne te gjithe vendin. Perpos kesaj rritje pagash, do te vijoje filozofia e reformes se ndermarre, sipas te ciles stimulohen mjeket ne baze te punes dhe sherbimit qe kryejne ndaj pacienteve permes perfitimit te performances dhe bonusit ne rastet kur i arrijne treguesit. Rritja e fundit e pagave per keto kategori eshte bere ne shtator te vitit te kaluar, kur Keshilli Administrativ i ISKSH-se rriti pagat e infermiereve dhe stafit tjeter mbeshtetes ne masen 20 per qind. Nga kjo rritje perfituan rreth 7 mije punonjes ne te gjitha qendrat shendetesore. Perpos ketij vendimi, bordi i ISKSH-se vendosi ngritjen e nje grupi pune per te rishikuar dhe pagat e mjekeve ne sistemin shendetesor paresor, grup i cili do te perbehet nga eksperte te sistemit te pagave si dhe perfaqesues te mjekeve, ne menyre qe te kemi nje ndarje sa me te drejte te pagave. ISKSH eshte shprehur e vendosur qe te vijoje menyren e re te pageses ne baze te performances se gjithsecilit ne menyre qe mjeket apo stafi tjeter, te vleresohen ne baze te punes qe kryejne dhe cilesise se sherbimit qe ata japin per pacientet.