Berisha, perurime ne kryeqendren e Veriut
SHKODER-Kryeministri Berisha inauguroi dje disa investime te bera ne qarkun e Shkodres. Fillimisht kreu i qeverise, preu shiritin ne perfundimin e punimeve ne rrugen rurale Dajc-Pentar ne Qarkun e Shkodres, nje investim me vlere prej 30 milione leke. Do te bejme cmos qe brenda vitit te pare te mandatit te dyte te qeverise, ne rast se mencurish shqiptaret zgjedhin Sali Berishen dhe qeverine e tij, te asfaltojme te gjitha rruget e kesaj komune, e cila ka nje bimesi dhe bujqesi jashtezakonisht te fuqishme. Gjate ketyre tre viteve te fundit ketu jane asfaltuar 13 km rruge", premtoi Berisha. Me pas, ai mori pjese ne ceremonine e fillimit te punimeve per ndertimin e landfillit per perpunimin e mbetjeve urbane ne komunen Bushat, projekt me vlere rreth 600 milione leke dhe me kapacitet prej 47 mije tone ne vit. Gjate vizites ne rrethin e Shkodres, Kryeministri Berisha u ndal ne komunen e Velipojes, ku mori pjese ne inaugurimin e rruges se Luarzit dhe rruges qe lidh plazhin me fshatin Vilu. Si dhe ne ceremonine e inaugurimit te rruges se lidh plazhin me fshatin Vilu, e perfunduar tete muaj para afatit dhe me vlere 55 milione leke. R.R