E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontributet, ja si do te rriten gjate tre viteve

Bazuar ne parashikimet per periudhen 2009-2011 pritet nje rritje e rendesishme e te ardhurave nga kontributet nga 4.7% ndaj PPB ne vitin 2008 ne 5.1% e PPB ne vitin 2009, dhe me 5.3% te PPB ne vazhdim. Megjithate, sipas parashikimeve nga ministria e Financave duhet nenvizuar se keto parashikime do te jene te ndryshueshme ne varesi te reformes se skemes se pensioneve. Kjo rritje e mases se kontributeve pritet te jete pasoje e reformave qe jane marre ne sistemin e pagave. Fy dite me pare qeveria mori vendimin per rritjen e pages minimale per punonjesit buxhetore, por edhe ata ne sektorin privat ne 17 mije leke ne muaj, nga 16 mije leke qe eshte aktualisht. Miratimi i pages minimale ka per qellim rritjen e nivelit te kontributeve qe paguajne bizneset dhe shteti per punonjesit. Pasi sa me e larte te jete paga minimale, aq me i larte eshte kontributi qe paguhet ndaj sigurimeve shoqerore. Ndersa per ata qe punojne me kohe te pjesshme, paga minimale do te jete 98 leke per ore pune, nga 92 leke qe ishte me pare. Ne sektorin buxhetor paguhen me page minimale 6700 punonjes, ose rreth 6% e punonjesve buxhetore.

Skema e rritjes se pensioneve gjate 2009-2011

2009

Fshati Qyteti

15% 10%

Fondi 3 miliarde leke

2010

Fshati Qyteti

15% 10%

Fondi 4.3 miliarde leke

2011

Fshati Qyteti

15% 10%

Fondi 4.4 miliarde leke


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›