Nuk akuzoj…

Bujar Bukoshi ende nuk është ulur në karrigen e Ministrit të Shëndetësisë, edhe pse tri ditë më parë u emërua në këtë detyrë.
Ai vazhdon të qëndrojë në Bruksel, ku bashkë me mikun e tij, Isa Mustafën, po marrin pjesë në një seminar.
Megjithëkëtë, ish-Kryeministri i Kosovës në ekzil ka filluar të sillet konform rrethanave të reja.
Në një intervistë për Express, dhënë të premten përmes telefonit, Bujar Bukoshi nuk e ka thënë asnjë fjalë të keqe për Qeverinë, nuk ka hedhur akuza ndaj PDK’së, e as nuk e ka sharë Hashim Thaçin. Thjesht, ai nuk ka thënë asnjë fjalë të ngjashme me ato që thoshte vetëm disa muaj më parë në tubimet elektorale të LDK’së.
Express: Shumëkush është befasuar kur ka dëgjuar se ju do të jeni Ministër i Shëndetësisë, duke pasur parasysh raportet tuaja me Kryeministrin aktual. Si u bë që ju pranuat të futeshin në një qeveri me Hashim Thaçin?
Bukoshi: Kam qenë kritik rreth kësaj qeverisjeje, por unë s’kam asnjë problem personal me z. Thaçi. Po ashtu, duhet thënë se logjika e koalicionit, siç është koalicioni LDK-PDK, është e ndryshme nga logjika e një partie të vetme. Kështu që ajo çka i bashkon njerëzit brenda një partie, ndryshon nga ajo që i bashkon politikanët në një koalicion. Prandaj, ky koalicion nuk ka ardhur nga dëshira jonë, as nga dëshira vetëm e Thaçit apo e z. Sejdiu, por nga nevoja e Kosovës për një qeveri stabile. Tash, esenca është që të punojmë në këtë Qeveri stabile. Thelbi i këtij bashkëpunim politik është se ne nuk kemi çare pa punuar së bashku për Kosovën. Dhe, nga ana tjetër, në Kosovë për fat po krijohet një traditë e qeverisjes në koalicion dhe janë thyer shumë tabu për ndarje partiake. Kjo është punë e mirë dhe të gjitha këto personalitete janë bashkëpërgjegjës për zhvillimet e mëtejme. Unë e kam përjetuar këtë si një moment shumë të rëndësishëm të konsolidimit të shtetësisë së Kosovës dhe të gjitha atyre shanseve të mëdha që i kemi për të forcuar shtetin ligjor, për të forcuar demokracinë, por edhe zhvillimin ekonomik si dhe integrimet europiane. Një vend siç është Kosova, vendi ynë, varet shumë nga karakteri dhe natyra e qeverisjes. Ky është një faktor shumë i rëndësishëm që ndikon në ritmet e zhvillimit në drejtimet që i përmenda. Me fjalë të tjera, një qeverisje e mirë dhe e përgjegjshme i mbështet këto procese, ashtu sikur një qeverisje autokratike, e korruptuar apo joefektive i ngadalëson këto procese dhe ne i humbim shanset e këtyre zhvillimeve historike.
Express: A besoni se Hashim Thaçi ka ndryshuar apo thjesht posti i Ministrit është i parefuzueshëm?
Bukoshi: Unë e kuptoj këtë ndryshe. E kuptoj si një punë të përbashkët të të gjithë faktorëve politikë dhe të bashkëpunimit të detyrueshëm. Fola edhe më parë për këtë koalicion dhe kjo më bën të mos jem emocional ndaj këtyre ngjarjeve. Por, ne do të shohim dhe jemi aty. Është fjala si të ngiten përformancat e Qeverisë. Me fjalë të tjera, unë si një politikan e kuptoj se qeverisja e suksesshme kërkon detyrimisht atë kompromis. Natyrisht se unë jam i gatshëm të marr përsipër të gjitha përgjegjësitë për të arritur një bashkëpunim me vendime konsensuale që shkojnë gjithmonë në interes të Kosovës. Mbështetësit dhe kundërshtarët duhet ta kenë të qartë se në çdo situatë, në çdo pozicion, unë jam së pari partner dhe do të mbetem partner i të gjithë atyre njerëzve, atyre burrave dhe grave të këtij vendi që kërkojnë një të ardhme më të mirë për këtë vend dhe për familjet e tyre. Po them mbi bazën e punës së ndershme dhe respektimit të ligjeve. Natyrisht, nga ana tjetër do të mbetem kritik dhe denoncues i çdo praktike autokratike, anitlgjore ose korruptive në aktivitetin qeveritar.
Express: Që nga paslufta, e veçanërisht gjatë fushatës së fundit, ju keni hedhur shumë akuza në drejtim të Kryeministrit Thaçi. A e keni ndryshuar qëndrimin tuaj tash për Hashim Thaçin?
Bukoshi: Në këtë aspekt po them se nëse bën t’ju rikujtoj edhe një herë në një punë më kryesore. Rezultati zgjedhor ka dëshmuar se vendimi i elektoratit të Kosovës në të dy kahet kryesorë të kësaj politike, ka pasur si konsekuencë që vendi të qeveriset përmes këtij koalicioni dhe bashkëpunimit të këtyre dy partive të mëdha dhe natyrisht partive të tjera. Kjo qeverisje në koalicion po shndërrohet në praktikë standarde dhe unë e marr përgjegjësinë time që në Kosovë të mbizotërojë ky model i bashkëpunimit ndërpartiak. Nuk është fjala për dallime personale, por unë e kuptoj këtë si një proces të rëndësishëm dhe një shans nga shumë ato shanse. Kur jemi te shanset, meqë ra fjala, dua t’ju rikujtoj se në dhjetë vitet e fundit i kemi humbur shumë shanse. Shpresoj se do të krijojmë një dinamikë të re në qasjet politike dhe institucionale në mes të partnerëve në Qeveri. Ndoshta ju ende jeni nën influencën e fushatave zgjedhore, por me përfundimin e atyre fushatave zgjedhore, ato mbeten tani vetëm histori. Ato pasionet elektorale tanimë janë të tejkaluara dhe tash duhet t’i dalim zot vendit dhe qeverisjes së vendit. E kam pranuar këtë ofertë dhe këtë sfidë që të jem anëtar i kabinetit qeveritar, sfidë kjo që bazohet në atë konceptin tim politik që të kontribuoj në formulimin e politikave moderne që sjellin zhvillim dhe të sjell një shqyrtim më të vëmendshëm të aktiviteteve qeveritare. Me fjalë të tjera, le të dihet çka po bën Qeveria. Nuk ka asgjë të keqe këtu. Edhe një herë e përsëris se nuk kam asnjë problem personal me Hashim Thaçin dhe nuk kam probleme personale me lojtarët dhe figurat politike që janë në Kosovë. Por, është puna e aktiviteteve institucionale-politike dhe secili e merr përgjegjësinë e vet.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Express)