E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, këtë javë hyn në fyqi marrëveshja Kosovë-Turqi

Prishtinë-Në fund të kësaj jave hyq në fuqi marrëveshje për heqjen e vizave midis Kosovës dhe Turqisë. “Në kuadër të marrëveshjes, poseduesit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe ordinere të Republikës së Kosovës, që nga data 6 qershor 2009, do të jenë të liruar nga vizat për udhëtimin e tyre për në Turqi, por me kusht që brenda afatit kohor prej 6 muajve të mos tejkalohet koha e qëndrimit prej 90 ditëve”, thuhet në një njoftim të Ambasadës së Turqisë në Prishtinë.

Për qëndrimet më të gjata se 90 ditë brenda 6 muajve, si dhe për vizat e studimit e të punësimit, duhet të aplikohet në Ambasadën Turke. Për dokumentet e udhëtimit të UNMIK-ut, ende vlen obligimi i marrjes së vizave në Ambasadën Turke, saktësojnë zyrtarë të kësaj Ambasade.

Marrëveshje për heqjen e vizave midis dy vendeve është nënshkruar më 13 janar 2009, midis ministris kosovar të Punëve të Jashtme Skënder Hyseni dhe homologut turk në atë kohë, Ali Babacan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›