Studentët organizojnë koncert klasik
Tiranë - Studentët e Akademisë së Arteve organizuan mbrëmë një koncert larmi muzikore në kuadër të stinës pranverore të koncerteve.
Pjesë të njohura nga Puçini, Çajkovski, Schubert, Verdi, Mozart, Correlli, Haydn, Corelli, u interpretuan nga studentët, Evis Mula, Xhovana Doko, Ilirjana Gjoni, Dashamir Mehemeti, Albina Tarifa, etj.
Këto pjesë ishin përgatitur nga pedagogët e Akademisë së Arteve. Këngëtarja Evis Mula, studente e Akademisë së Arteve, intepretoi si soprano arie nga repertori i Verdit, Puçinit, si dhe popullore korçare.
Koncerti që u mirëprit nga publiku, do të vijojë me të tjerë gjatë ditëve në vijim, si pjesë të Stinës koncertore pranverore në Akademinë e Arteve. Stina Koncertor e Pranverës ka filluar më 10 mars dhe përfundon më 15 qershor.