Uest Hemi shkarkon nga detyra Zolën
ANGLI- Klubi i Uest Hemit në Angli ka shkarkuar nga detyra trajnerin italian Xhanfranko Xola. Vendimi është marrë për rezultatet jo të mira në sezonin që sapo u mbyll në Premier Ligë, megjithëse italiani kishte një kontratë deri në vitin 2013 me skuadrën londineze.
Në një komunikatë të klubit thuhet se dy palët vendosën bashkarisht për prishjen e kontratës. Xhanfranko Xola u bë trajner i Uest Hemit në shtator të vitit 2008, në një periudhë jo shumë të bukur për këtë klub. Borxhet e mëdha bënë që Uest Hemi në muajin janar të blihej nga ish-pronarët e Birmingamit, Devid Gold dhe Devid Salivan.
Prej atëherë, e ardhmja e Xolës ka qenë gjithnjë në dyshim, pasi skuadra rrezikoi seriozisht të binte nga kategoria deri në dy javë para përfundimit. Uest Hemi e përfundoi kampionatin në vendin e 17-të, 5 pikë larg zonës së rënies.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)