E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suarez, krenar me numrin 7

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez ka shprehur “krenarinë e madhe” për ndjekjen e hapave të legjendave të klubit, duke bartur fanellën me numrin 7 në Anfield Road.

Reprezentuesi uruguaian ka përcjellë hapat e heronjve të Liverpoolit si menaxheri Kenny Dalglish dhe ish sulmuesi Kevin Keegan, që kishin bartur fanellën e nderuar.

“Më jep krenari të madhe. Kur mendoj për futbollistët që e kanë bartur në të kaluarën si Dalglish ose Keegan, ata janë legjenda të klubit. Kur hyj në fushë, jam i vetëdijshëm për privilegjin që kam”, tha Suarez për France Football.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›