Fule: Mbështesim AP, model për tu marë shembull
Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fule ka takuar sot veç krerëve të shtetit edhe Avokatin e Popullit Igli Totozani. Vizita ime në këtë institucion ka për qëllim të shprehë mbështetjen e plotë të Komisionit Europian për ju dhe kolegët tuaj si dhe të nënzivoj rëndësinë e punës tuaj në axhendën e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe integrimit në Bashkimin Europian- ka theksuar z.Fule.
Më tej, z.Fule ka shtuar se nëpërmjet këtij takimi dëshironte gjithashtu të përcillte një mesazh, i cili besoj se është kuptuar tashmë. Fule tha se e ka vlerësuar mënyrën se si Totozani është përzgjedhur në këtë pozicion dhe është shprehur se kjo mund dhe duhet të shërbejë si një shembull për të gjithë rajonin.
Një element tjetër të cilin do doja të vlerësoja është qasja që ju keni lidhur me funksionin dhe kompetencat që keni. Ka shumë njerëz që nuk janë në gjendje të kuptojnë punën e tyre gjatë ushtrimit të mandatit të tyre, ndërkohë që ju jeni duke i përdorur në maksimum mundësitë që ju njeh ligji- ka përfunduar zoti Fule.
Në fjalën e tij, Avokati i Popullit ka falenderuar z.Fyle si dhe Komsionin e BE për ndihmën që ka dhënë dhe po jep në vazhdimësi nëpërmjet bashkëpunimeve me kwtw institucion.