E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule: Serbia dy objektiva para se të hyjë në BE

BEOGRAD- Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Stephan Fule deklaroi sot në Beograd se Serbia po përballet me dy objektiva strategjike përsa i përket procesit në integrimin në Bashkimin Evropian - të ruajë momentin pozitiv të fillimit të këtij viti si edhe të iniciojë një fazë të re të procesit të integrimit këtë vit.

Gjatë një konference shtypi, dhënë pas takimit të tij me kryeministrin serb, Mirko Cvetkoviç, Fule deklaroi se mbetej me shpresë që anëtaret e BE-së do t'i hapnin dritën e gjelbërt Komisionit Evropian për të shprehur qëndrimin e tij lidhur me kandidaturën e Serbisë.

Gjatë vizitës së tij në Beograd, Fule do të takohet edhe me presidentin serb, Boris Tadiç, zëvendëskryeministrin, Bozhidar Gjeliç dhe zyrtarë të tjerë të lartë serbë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›