E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, ndalohen 6 italianë,peshkonin pa leje në ujrat shqiptare

VLORë- Një mjet i huaj lundrimi është kapur duke peshkuar në ujrat shqiptare pranë Vlorës. Mjeti i huaj, i cili kishte flamur italian dhe emërtimin “Niko”, është sjellë nga ana e forcave të kufirit shqiptar dhe mjeteve të tjera të marinës shqiptare drejt portit të Vlorës, ku aktualisht ndodhet edhe ditën e sotme.

Burime nga kapiteneria e portit bëjnë me dije se mjeti i huaj lundrues, me ngjyrë të bardhë, është pikasur duke peshkuar në ujrat shqiptare pa dokumentacion. Një fakt i tillë nuk është pranuar nga ana e ekuipazhit të peshkarexhës i përbërë prej 6 vetash.

Ata thanë se nuk kanë patur as qëllim, dhe as kanë kryer asnjë veprim në ujrat tona, duke respektuar gjithë bazën ligjore në lundrim. Konsullata italine në Vlorë, pas marrjes së njoftimit, ka nisur menjëherë kontaktet me palën shqiptare në lidhje me këtë gjë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›