Pogradec, bashkiakët, minatorët e pensionistët në protestë
POGRADEC- Punonjës të administratës në Bashkinë e Pogradecit, bashkë me ta edhe minatorë dhe pensionistë kanë protestuar pasditen e së mërkurës për cënimin e autonomisë vendore.
Dhjetra qytetarë me pankarta në duar kanë ngritur zërin e tyre kundër qeverisë, e cila sipas tyre nuk po punon në interes të popullit. Nën Kryetari i Bashkisë së Pogradecit Erion Vesho, gjatë fjalës së tij akuzoi qeverinë për grandet e ulta, kundrejt kësaj bashkie duke i krijuar mundësi të pakta investimesh.
Ndërkaq Vesho paralajmëroi qeverinë për një vijimësi protestash në rast të mos realizimit të kërkesave të tyre.
(m.a/News24/BalkanWeb)