Mali i Zi i jep nënshtetësinë ish kryeministrit tajlandez
PODGORICE- Ish kryeministri Tajlandez, Thaksin Shinautra është pajisur me pasaportën e Malit të Zi dhe tashmë jeton në këtë vend ballkanik.
Lajmi bëhet i ditur nga BBC që citon autoritetet në Podgoricë. Ish kryeministri Tajlandez mbërriti nga Dubai gjatë fundjavës dhe policia e Malit të Zi tha se nuk kishte asnjë arsye për të arrestuar Shinauatren i cili mund të përballet me burgun nëse kthehet në vendin e tij, pasi akuzohet për korrupsion.
Ne vitin 2006 ai u rrëzua nga posti, ndërsa tashmë në Bangkok mijëra mbështetës të Thaksin Shinauatrës kanë protestuar përpara shtëpisë së kryeministrit aktual duke kërkuar zgjedhje të parakoheshme.
(e.n/BalkanWeb)