E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule: Vazhdimi i krizës politike, pasoja për në BE

Sipas komsionerit të KE-së, vendi do të penalizohet në rast se nuk zgjidh krizën
"Respektoni Kushtetutën dhe kryeni transparencën"


TIRANË- Moszgjidhja e krizës politike brenda afatit të kërkuar nga Bashkimi Evropian duket do të penalizojë Shqipërinë në procesin e anëtarësimit të saj evropian. Këtë mesazh e përforcoi edhe vetë komisioneri për Zgjerimin Evropian Stefan Fule para dhe gjatë takimeve të djeshme me krerët e shtetit shqiptar.


Ai ka bërë të qartë se nëse klasa politike shqiptare nuk zgjidh krizën politike, atëherë pasojat do të bien mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.


Në të gjitha takimet që Fule zhvilloi me liderët politikë si Presidentin Topi, kryeministrin Sali Berisha, kreun e opozitës Edi Rama, theksoi se ngërçi politik duhet të zgjidhet nga lidershipi politik shqiptar. Në këtë mënyrë sipas tij, krerët e forcave politike shqiptare për zgjidhjen e krizës politike duhet të ndjekin rrugën e respektimit të Kushtetutës si dhe kryerjen e transparencës.


Komisioneri Fule vuri në dukje gjithashtu edhe gjatë konferencës për shtyp me Kryeministrin Berisha se Parlamenti është vendi ku duhet të zgjidhet ngërçi politik dhe i mosmarrëveshjeve. Për këtë arsye, sipas Fules, bojkotet nuk kanë vend në sistemet politike demokratike. "Një parlament thellësisht funksional është thelbësor për një funksionim të plotë të demokracisë.


Nëse ngërçi politik, kjo me të vërtetë mund ta pengojë Shqipërinë në arritjen e standardeve politike të pritshme nga një vend që ka aplikuar për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Parlamenti është vendi për dialog dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.


Bojkotet parlamentare nuk kanë vend në politikën demokratike në mënyrën sesi zbatohet në Bashkimin Evropian. Rruga në vazhdim duhet të udhëhiqet nga dy parime themelore demokratike: respekti për Kushtetutën dhe transaparenca ",- tha dje Fule. Ai përsëriti edhe një herë qëndrimin zyrtar të Bashkimit Evropian se tani e tutje, liderët politikë duhet të përballen me këtë sfidë për të zgjidhur situatën politike.


E gjitha kjo sipas komisionerit për Zgjerimin duhet të vijë në mënyrë konstruktive. "Në interes të vendit të tyre dhe të perspektivës së integrimit evropian, liderët politikë të Shqipërisë duhet të përballen tani me këtë sfidë në mënyrë konstruktive dhe në frymën e Bashkimit Evropian", - u shpreh ai.


Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim -Asociimit, një javë më parë kërkuan me ngulm që kriza politike të zgjidhej brenda datës 18 dhe 19 mars, pasi në të kundërt kjo do të ishte e pafalshme dhe do të ishte me pasoja për vendin për në BE.


Krerët e forcave politike edhe pas seancave dy ditore me debate të ashpra midis deputetëve të mazhoranës dhe opozitës për transparencën e zgjedhjeve, nuk arritën të zgjidhin krizën politike,dhe tashmë duket se Shqipëria do të përballet me pasoja në procesin e integrimit evropian.

*************

TIRANË- Vizita e komisionerit për Zgjerimin Evropian Stefan Fule e gjeti Shqipërinë pa zgjidhur krizën politike edhe pse ishte kërkuar me ngulm që para një jave, nga Bashkimi Evropian për një zgjidhje brenda datës 19 mars. Kryekomisioneri Fule mbërriti pasditjen e djeshme në Tiranë, ku takoi liderët politikë shqiptarë. Ai kërkoi klasa politike të zgjidhë krizën politike duke iu përmbajtur Kushtetutës dhe transparencës.


Në të gjitha takimet që ai zhvilloi me liderët duke filluar me Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Berisha dhe kreun e opozitës Edi Rama, Fule i është përmbajtur vetëm deklaratës paraprake të lëshuar nga Komsioni Evropian ku kërkohej zgjidhja e krizës politike nga lidershipi politik shqiptar dhe në rast të kundërt vendi do të përballet me pasoja për integrimin.


Axhenda e kryekomisionerit Fule nuk ka shkuar sipas planifikimit të takimeve sepse ai nuk ka mundur të takohet me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Fule e shmangu takimin si pasojë e takimit të zgjatur kohor që kreu i KE-së zhvilloi me kreun e qeverisë.


Pasi ka mbërritur në orën 16:00 të pasdites, Fule i është drejtuar presidencës ku ka zhvilluar takimin e parë me kreun e shtetit Bamir Topi.


Ndërsa në orën 17:00, Fule takoi Kryeministrin Berisha me të cilin diskutoi për rreth 1 orë e gjysmë mbi procesin e liberalizimit të vizave dhe krizës politike në vend, për të dalë më pas në një konferncë të përbashkët për shtyp. Gjatë konferencës për shtyp kreu i qeverisë Berisha theksoi se është për zgjidhjen e krizës por duke u mbështetur tek Kushtetuta.


"Unë kam bindjen se respektimi i Kushtetutës së Shqipërisë dhe transparenca janë plotësisht të pajtueshme, dhe se vendi ka të gjitha instrumentet e shtetit ligjor për të vepruar në përputhje me kushtetutën dhe për të realizuar transparencën", - tha dje Berisha.


Ndërsa Fule vuri në dukje se nëse kriza politike vazhdon të mbetet pa u zgjidhur, ajo mund të pengojë integrimin e vendit në BE. Pas takimit me Berishën, Fule takoi edhe kreun e opozitës, Edi Rama. Ky i fundit theksoi se kërkesa e opozitës për hapjen e kutive të votimit është e ligjshme. Komisoneri i KE-sëFule mbyll vizitën e tij në Shqipëri pas vizitës në Kosovë.


DEBATET Ruçi - Patozi - Topalli

GRAMOZ RUÇI: Ne erdhëm me qëllimin e mirë për zgjidhjen e krizës dhe për dialog serioz parlamentar, por u ndeshëm me demagogjinë, retorikën, diversionin, mashtrimin dhe me asnjë ofertë konkrete.


Por asnjëherë s'është vonë, më mirë vonë sesa kurrë. Edhe njëherë në emër të PS, të grupit të saj parlamentar, ju bëj apel të gjeni forcën dhe kurajën të gjeni mirëkuptimin të votoni dy nismat tona. Ne si politikë dhe politikanë po e bëmë detyrën tonë. Populli do i dalë për zot fatit të tij, ne do jemi bashkë me të.


ASTRIT PATOZI: Ju thoni transparencë për të mos thënë se ju kërkoni të baltosni e delegjtimoni institucionet e këtij vendi. Ju thoni që të hapen kutitë pasi kërkoni të rrëzoni qeverisë legjitime jo me votë por në rrugë ekstraparlametare. Përmes këtyre nismave që kundërshtoni që të mos u hiqet asnjë presje, Edi Rama ka dëshirë të jetë prokuror i përgjithshëm dhe kryetar i të gjitha shkallëve të gjyqësorit në vend.


Por kjo natyrisht nuk mund të ndodhë dhe nuk mund të pranohet. Ju po kërkoni që me ligj të shndërroni pakicën në shumicën, pasi nuk ka edhe një zë në glob që ta mbështesë këtë. Ne kemi qenë ofertuesit e vetëm dhe kemi bërë çdo propozim.Kemi dhënë shumicën në komisionin hetimor.


Para nesh ka dy alternativa ose ta lëmë siç është ligjin për komisionet hetimore ose ta ndryshojmë në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, rrugë të tretë nuk ka. Ju nuk po lëvizni nga kutia, qytetarët kanë nevojë që ju të jeni pjesë e debatit politik. Ju po qëndroni pa lëvizur asnjë centimetër nga kutia e shndërruar në llogore dhe llogoreja e shndërruar në kuti.


Ju nuk mund të mbyllni në kuti as qeverinë, as nga Parlamentin dhe asnjërin prej nesh. Ne jemi gati të vëmë në dispozicion amendamentet tona, emrat tanë dhe që nesër komisioni të fillojë nga puna, sigurisht duke respektuar deri në një ligjet e këtij vendi, Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ju po kërkoni të krijoni një konflikt politik në rrugë ekstraparlamentare.


GRAMOZ RUÇI: Kërkuam një vullnet të ndershëm dhe të siqertë, dhamë gjithë mirëkuptimin politik me qëllim zgjidhjen e krizës politik në vend. Në respekt edhe grupit të mazhorancës jemi të detyruar zonja kryetare, në mbështeje të nenit 72 të rregullores së Kuvendit, për arsye që shpjegova në fjalën time, të tërheq nismën tonë.


JOZEFINA TOPALLI: Komisioneri Fule, tha më parë se kjo rrugë duhet të të udhëhiqet nga dy parime themelore demokratike:respekti për Kushtetutën dhe transaparenca. Tani ju nuk e keni me ne, e keni me Komisionin Evropian dhe bazohu në nenin 72 të rregullores.


Ne do të vazhdojmë procedurën, do të ë ngrejmë komisionin hetimor për të bërë transparencën e zgjedhjeve të 28 qeshorit 2009. nëse ju tërhiqeni ne nuk tërhiqemi që shqiptarët ta shohin se kush ishte për transparencë dhe kush nuk ishte për transparencë. Deputetë bëhuni gati për kuorimin, merrni kartat e votimit për të votuar amendamenteve dhe të projektit.


Ruçi: Tërheja e nismave quhet e drejtë kur tërhiqet para rënies në votim në parim. E dyta, kur tërhiqet nisma nuk mund të shqyrtohen, nuk mund të miratohen amendamentet dhe nuk botohen amendamentet për nisëm që ëshë tërhequr. Kërkesën tonë dhe nismën tonë ne e tërheqim sipas rregullores së Parlamentit.


ASTRIT PATOZI: Zoti Ruçi, unë mendoj se nuk është as çasti, e as dita që ju të fshiheni pas një neni të rregullores.


Pas kësaj tërheqjeje spektakolare nga nisma juaj ju duhet t'u kërkoni ndjesë shqipatarëve dhe zgjedhësve tuaj. Në rast se ju tërhiqni nismën tuaj, ne biem dakord me ju sepse ne nuk kemi pasur asnjë pretendim për projketligjin, nuk është ligji problemi Problemi është e ashtuqujtuara transparencë apo kutia që ju keni në kokë.


Për shkak se ju tërhqeni nga kjo nismë ne në një farë mënyre e pranojmë por nuk pranojmë tërheqjen nga komisionit hetimor, e bëjmë nisëm tonë, e miratojmë sot me emrat tanë dhe lëmë bosh vendet tuaja. Ne jemi këtu ta votojmë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuse.


GRAMOZ RRUCCI: Vullnetet politike janë qarta, ato u shprehën publikisht në emër të grupeve si nga unë ashtu edhe nga ju zoti Patozi. Duke parë mungesën e vullnetit tuaj politik për të realizuar atë qëllim, atë mjet që kërkojmë ne konform Kushtetutës, konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese, konform interpretimit Komisionit të Venecias, ne e tërheqim nismat tonë dhe i thamë të gjitha anët politike dhe juridike të problemit.


Ju keni dëshirë të ngrini komision hetimor. Ju nuk mund të operoni mbi kërkesën tonë
sepse shkleni ligjin, procedurën. Ne jemi brenda procedurës parlamentare, ne jemi jemi brenda rregullave të Parlamentit.


JOZEFINA TOPALLI: Meqënse është një premtim i mazhorancës ne jemi për ngritjen e komisionit hetimor, ne jemi për transparencë të plotë. Merrni kartat e votimit dhe fillojmë votimin. Hapet votimi për prezencën.

GRAMOZ RUCCI: Zonja kryetare, po krijoni një precedent parlamentar pas 20 vjetësh të këtij parlamenti duke shkeluar hapur atë që është shkuar e zeza mbi të bardhë.


Nesër bëjeni kërkesën tuaj por ju nuk kini të drejtë të miratoni me apo pa kuorum një kërkesë tonën për ngritjen e komisionit hetimor, kur neni përkatës më jep të drejtën ta tërheq dhe ti ke detyrimin të deklarosh mbylljen e seancës dhe jo të votosh atë që tërhoqa unë çfarë do të votosh? Pretendimi juaj është bërë në bazë të këkesës sime, unë e tërhoqa çfarë do të votosh.

JOZEFINA TOPALLI: Ju po tërhiqeni. Unë nuk kam dashur kurrë transparencën. Kërkesa erdhi në emër të 35 deputetëve.


GRAMOZ RUCCI: Zonja kryetare, diversione të tilla i lini. Ata deputetë që kanë firmosur atë nismë e kanë firmosur si deputetë të Partisë Socialiste. U bëj apel të gjithëve për të tërhequr nismën.


JOZEFINA TOPALLI: A ju thashë që ju nuk doni transparencën. Ky është verifikimi më i madh, ky është gjesti më mirë që shqiptarët të kuptojnë që këta nuk duan transparencën.


GRAMOZ RUCCI: Kësaj séance vetëm kjo i mungonte, edhe kjo shfaqje e shëmtuar. Edhe kjo që i mungonte ia dha si qershia mbi tortë, por jo si qershia por një gjë tjetër.


Në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste ju kërkoj që të mblidhni konferencën e kryetarëve lidhur me situatën dhe kërkesën tonë dhe pastaj të futemi në seancë. Kërkoj një çerek ore pushim.


JOZEFINA TOPALLI: Ne do të vazhdojmë sepse kemi 24 orë. Hapim votimin me elektronikë. Ja që t'u shohin shqiptarët, ju që donit transparencën e plotë. Ja ku e keni transparencën.


72 deputetë
Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për transparencën e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 28 Qershor 2009 .

Komisioni hetimor parlamentar përbëhet nga 15 deputetë

Komisioni i përket Partisë Socialiste
Komisioni përbëhet si më mëposhtë:

7 anëtarë Partia Socialiste
Kryetari Partia Socialiste

Ilir Rusmali
Eduard Halimi
Enkelejd Alibeaj
Aldo Bumçi
Arenca Trashani
Viktor Gumi
Edi Paloka
Nasip Naço

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›