E Diel, 1 Nëntor 2026

Fule në Serbi: Topi në anën tuaj, pa dialogun me Kosovën, s'ka BE

BEOGRAD- Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, ka deklaruar sot se Komisioni Evropian do të rekomandoj datë për fillim të negociatave me Serbinë, kur të arrihet përparim i rëndësishëm në vazhdimin e dialogut me Kosovën.

Në një konferencë për shtyp në Qeverinë e Serbisë, pas mbledhjes së Këshillit prë Integrime Evropiane, zoti File tha se raporti i Komisionit Evropian, në mënyrë të hapur, ia ka bërë të qartë Serbisë se ekziston vetëm një prioritet, e ky është vazhdimi i dialogut dhe përmirësimi i raporteve me Kosovën.

“Topi është në pjesën tuaj të terrenit dhe kur të ketë përparim në dialog, Komisioni Evropian do të propozoj datën e fillimit të bisedimeve për pranim”, tha Shtefan File.

I pyetur se çka do të ndodhë nëse Prishtina e frenon vazhdimin e dialogut, ai ka theksuar se për dialog gjithnjë duhen dy palë dhe se po punohet që të krijohet atmosferë e dialogut dhe e besimit.

“Serbia do të nisë negociatat e pranimit në BE, sapo të përmirësojë marrëdhëniet me Prishtinën”- kushti i Komisionit Europian i është përcjellë Beogradit nga vetë komisioneri europian për zgjerimin Stefan Fule.

“Serbia duhet të bëjë progres në dialogun me Kosovën”- ka nënvizuar komisioneri europian i cili ndodhet sot në Beograd.
Pas takimit më këshillin e integrimit europian në Beograd Fule deklaroi: “Topi tashmë është në fushën e Serbisë” dhe përsëriti se prioriteti kryesor është dialogu me Kosovën.

Fule ndodhet në Beograd për të dorëzuar progres raportin gjithashtu dhe detyrat që qeveria serbe duhet të plotësojë në rrugën drejt integrimit në BE.
Gjatë qëndrimit do të ketë takim dhe me presidentin serb Boris Tadic.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›