E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chuntis: Shqipëria asnjë pengesë për marrjen e vizave

30/03/2010 Reporteri i PE-së takon Bashën

TIRANE-Reporteri për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, Nikolaos Chuntis, shprehu bindjen e plotë se tashmë nuk ekziston asnjë pengesë për marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë takimit me ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, i cili e informoi mbi progresin e Shqipërisë në fushën e sigurisë së kufijve, lëshimin e dokumenteve të sigurta të identitetit, rezultatet e luftës kundër krimit të organizuar e trafiqeve të paligjshme, si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer të strukturave ligjzbatuese të Shqipërisë me strukturat homologe të vendeve evropiane, e posaçërisht me ato të vendeve fqinje. Në këtë kuadër, Basha njohu reporterin Chuntis edhe mbi marrëveshjet dhe protokollet e bashkëpunimit që Shqipëria ka nënshkruar me këto vende, e po ashtu mbi nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit me organizmat ndërkombëtarë që asistojnë dhe bashkëpunojnë me policinë shqiptare. Nikolaos Chuntis vlerësoi arritjet e Shqipërisë në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe siguroi për mbështetjen e tij në këtë proces. Chuntis theksoi se përderisa kriteret teknike janë përmbushur, vendet evropiane duhet të shprehin besimin dhe të japin ndihmesën e tyre për integrimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›