Reagon akuza. KLSH-ja ngatërron shkeljet administrative me ato penale
30/03/2010 Prokuroria: Inspektorët e KLSH-së nuk dëshmojnë gjatë hetimeve të dosjeve
TIRANE- Akuzave të rënda të kryetarit të KLSH-së, Robert Çeku, se Prokuroria nuk fillon hetimet për kallëzimet që ata kryejnë, i është përgjigjur Prokuroria e Përgjithshme, burime nga e cila thanë se s’mund të hetojnë e më pas të dërgojnë në gjykatë një dosje, kur inspektori i KLSH-së nuk paraqitet si dëshmitar. “Në memorandumin e përbashkët që kemi me KLSH-në parashikohet që kjo e fundit të denoncojë në Prokurori abuzimet që konstaton gjatë kontrollit që kryen në institucionet qeveritare. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi konstatuar se kallëzimet e saj tregohen konformiste dhe jo procedurale, duke u ngatërruar problemet e natyrës administrative me ato penale. Me gjithë këto probleme nga ana jonë është filluar procedimi penal, por kur është nevojitur dëshmia e inspektorëve të KLSH-së, këta të fundit s’kanë pranuar të japin deklarime, për shkak se në memorandumin e përbashkët parashikohet përjashtimi nga pyetja në cilësinë e dëshmitarit të tyre”, –thanë burimet pranë akuzës qendrore. Ata shtuan se shumë çështje janë pushuar si pasojë e mos pranimit për të dëshmuar të kontrollorëve. “Në gjykatë nuk mund të mbrosh një dosje se e ke mbushur atë me letra, por në të duhet të kesh prova konkrete, pasi në rast të kundërt trupi gjykues të shpall të pandehurit të pafajshëm”,-thanë burimet. Ndërsa për sa i përket deklaratës së Çekut, se prokurorët kanë mangësi profesionale në argumentimin e vendimeve të pushimit, burimet shtuan se gjykimi nuk është kompetencë e Robert Çekut, por e dikujt tjetri.