E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli: Nuk tërhiqem nga rikandidimi për president

Behgjet Pacolli ka mohuar që kryeministri i vendit, Hashim Thaçi t`i ketë kërkuar që ai të kandidojë sërish për president të Kosovës.

“Askush nuk ka kërkuar nga unë që të mos kandidojë”, ka theksuar Pacolli.

Pacolli tha se gjithçka do të qartësohet të hënën, gjatë takimit që do të zhvillohet ndërmjet PDK-së dhe AKR-së, ku do të bisedohet pikërisht rreth kësaj çështjeje.

Më tej ai tha se nuk ka asnjë detyrim ndaj tij për të dhënë dorëheqje nga posti i presidentit.

“Nuk jam i detyruar të japë zyrtarisht dorëheqjen, meqenëse unë faktikisht e respektova vendimin e gjykatës dhe nuk dukem më në zyrë, ndërsa procesi i zgjedhjeve presidenciale do të fillojë së shpejti nga e para”, tha Behgjet Pacolli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›