Krujë, bie nga ura, plagoset rëndë 54-vjecari
KRUJë- Një 54-vjecar ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë nga ura e trenit në fshatin Murqine të Krujës. Ngjarja ka ndodhur dje, teksa Gani Hoxha i cili po udhëtonte me bicikletë po kalonte mbi urë dhe papritmas ka humbur ekuilibrin duke rënë nga lartësia prej 8 metrash në lumin e Ishmit.
Ai ëshët gjetur nga kalimtarë të rastit dhe është transportuar menjëherë drejt repartit të neurokirurgjisë në Tiranë. Mësohet se 54-vjecari ka pësuar dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore dhe është në gjendje të rëndë.
Sipas policisë mendohet se shkak i aksidentit ka qënë mungesa e hekurave mbajtës ne pjesët anësore të urës të cilat rezultojnë të dëmtuara prej vitesh.
(m.a/News24/BalkanWeb)