Brace - Xhafaj: Të shokuar për atë që ndodhi, gati protestat
TIRANë- Pasi është miratuar nga Kuvendi ngritja e komisionit hetimor, deputeti socialist Fatmir Xhafa ka deklaruar për News 24 se ndjehet i shokuar pas imponimit të bërë nga kryetarja e Kuvendit me forcën e kartonit. Sipas tij ishte i jashtëligjshëm votimi i bërë në Kuvend.
“Jam i shokuar me këtë mungesë totale papërgjegjshmërie ku shkelet rregullorja e kuvendit, në të cilën thuhet qartë qe ne mund ta tërheqim nismën parpara votimit në parim. Kryetarja e kuvendit në mungesë të ligjit i imponoi deputetët e PS me forcën e kartonit” - theksoi ai.
Edhe deputeti Erion Brace ka deklaruar për News 24 se votimi i ngritjes së komisionit është dicka e paligjshme, duke deklaruar se me këtë që ndodhi, “shteti ka rënë dhe është në rrezik”.
Sipas deputetëve Brace e Xhafaj, opozita do vazhdojë betëjën për të gjetur të drejtën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
“Do vazhdojmë të kërkojmë të drejtën tonë me cdo formë, do përdorim të gjitha mjetet demokratike, deri tek protestat, sigurisht në një dimension të ri”- u shpreh Brace.
Ndërsa Xhafaj i pyetur se pse PS kërkoi të tërheqë nismaut, u shpreh se, “Tërheqja e nismës së PS, pasi mazhoranca nuk pati vullnet për të plotësuar nismat tona”.
(m.a/BalkanWeb)