Fullani: Bankat të investojnë fitimet
Bankat e nivelit të dytë duhet të investojnë fitimet e tyre për të rritur kapitalin. Gjatë një takimi të zhvilluar dje me publicistë, analistë të politikës dhe të ekonomisë, Fullani është shprehur se “BSH-ja do të kërkojë që dividentët e materializuar në vitin 2008, të destinohen për të rritur kapitalin e bankave”. Gjatë fjalës së tij ai ka përsëritur edhe një herë se sistemi ynë është i mirëkapitalizuar. Sipas të dhënave më të fundit, sistemi bankar shfaqet fitimprurës. Treguesi i kthimit mbi aktivet për gjithë vitin 2008 pritet të jetë 1.17 për qind, ndërkohë që treguesi i kthimit mbi kapitalin të jetë 14.7 për qind. Gjatë vitit 2008, bankat kanë zgjeruar investimet e tyre, por nga ana tjetër kanë rritur edhe kapitalin. Situata e likuiditetit e sistemit bankar gjatë vitit 2008 paraqitet e mirë. Treguesi i aktiveve likuide ndaj totalit të sistemit, pavarësisht se gjatë viteve të fundit ka shfaqur tendencë rënëse (si rezultat i ritmit të lartë të rritjes së totalit të kredisë), prezantohet në rreth 46 për qind, vlerë kjo që konsiderohet e kënaqshme. Burimi kryesor i fondeve në sistem, depozitat nga klientët, vit pas viti kanë konsoliduar prirjen e tyre rritëse, duke reflektuar besimin e publikut në sistemin bankar. Në fund të muajit tetor, totali i depozitave të sistemit paraqitet në 665.9 miliardë lekë, ose një rritje prej 5.7 për qind krahasuar me fundin e vitit 2007.
legjenda
Portreti i Mbretit Gent, i cili është vendosur në pamjen e përparme të kartëmonedhës;
Në pjesën e pasme është vendosur pamja e amfiteatrit të Butrintit dhe lulja Gentiana;
Ngjyra e purpurt;
Holograma;
Filli i sigurisë;
Filigrama;
Elementi që ndryshon ngjyrë në varësi të këndit të shikimit;
Elementi i qosheve të përforcuara;
Relievi i saj është mjaft i ndjeshëm në prekje, sidomos tek pjesa e teksteve dhe numrave;
Eshtë llakuar për ta mbrojtur atë nga lagështia.