E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në PD,zona 39 propozon Përnaskën

 

Zona 39 në kryeqytet ka propozuar dje deputetët e Partisë Demokratike Lajla Përnaska, si kandidate për kryetare të degës së kryeqytetit. Këtë e bëri të ditur vetë deputetja demo-krate, e cila pak ditë më parë u konfirmua edhe nga disa seksione të tjera të PD-së së Tiranës. Në këtë mënyrë Lajla Përnaska konfirmohet në garën e kryeqytetit së bashku me Besnik Mustafajn, Edi Palokën dhe Gjergj Bojaxhiun. Sipas rendit të zgjedhjeve në kryeqytet, pritet që procesi në seksione të përfundojë brenda muajit shkurt dhe më pas të gjitha kandidaturat që do të dalin nga baza do të kalojnë në kryesinë e partisë, e cila do të përzgjedhë se cilët prej emrave do të dalin përfundimisht në garë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›