E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senati italian ratifikon protokollin e NATO-s

 

Senati italian ratifikoi dje pasdite në unanimitet Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, njofton zyra e shtypit e Kuvendit. Pak ditë pas ratifikimit të këtij protokolli nga Dhoma e Deputetëve, edhe anëtarët e Senatit italian dhanë njëherësh votën e tyre pro anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Në letrën e saj drejtuar Kryetarit të Senatit Italian, Renato Schifani, Kryetarja e Kuvendit falënderoi  Schifani për angazhimin e tij personal, duke bërë të mundur që procesi i ratifikimit të përmbyllej brenda kalendarit të ngjeshur të punimeve të këtij viti. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen për senatorët italianë,  për miqësinë dhe besimin e tyre ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për të merituar anëtarësimin në NATO

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›