Abbas: Shqipëria, mbështetje për ndertimin e shtetit sovran të Palestinës
Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, uron Kryeministrin Berisha për rizgjedhjen në këtë post
Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, shprehu sot mirënjohjen për qëndrimin dhe mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare në favor të popullit palestinez dhe luftës së tij legjitime për vetëvendosje dhe ndërtimin e shtetit të tij sovran. Zyra e shtypit pranë kryeministrisë bëri të ditur se në një mesazh dërguar Kryeministrit Berisha për rizgjedhjen e tij në këtë post, Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas konfirmoi aspiratën e Palestinës për të vazhduar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh në shërbim të dy popujve. "Ju urojmë për formimin e qeverisë së re dhe marrjen e votëbesimit nga Parlamenti shqiptar. Ju falënderojmë juve për qëndrimet tuaja dhe mbështetjen e plotë në favor të popullit tonë dhe luftës së tij legjitime për vetëvendosje dhe ndërtimin e shtetit të tij Sovran me Kudsin e nderuar (Jerusalem) si kryeqytet të tij", thuhet në këtë mesazh urimi.
htë nY1ot arësisht detit me dallgë dhe erën e fortë. Autoritetet portuale kanë marrë masat e nevojshme për të parandaluar situata të pakëndshme. Gjatë mëngjesit të sotëm, niveli i dallgëve në gjirin e Vlorës, ka arritur në 3-4 ballë, ndërkohë që në det të hapur, llogaritet të jetë në 6-7 ballë. Shpejtësia e erës, me drejtimin jug lindje, ka arritur në 10-12 metër/sek, por me ndryshime të vazhdueshme, ndërkohë që reshjet e shiut janë ndërprerë. Në muajt e fundit, ky është rasti i parë, që shkaktohet një situatë e tillë në portin e Vlorës, rrjedhojë e motit të keq, që pritet të përmirësohet në orët e pasdites. ...