E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbetet ende problematike situata në portin e Vlorës për shkak të motit të keq

Gjendja në portin e Vlorës vazhdon të mbetet e pandryshuar prej mëngjesit të sotëm, kur moti i keq, i shoqëruar me erë të fortë, që përfshiu bregdetin, bllokoi tërësisht punën dhe përpunimin e mjeteve lundruese. “Aktualisht të gjitha mjetet lundruese, duke përfshirë edhe tragetin e linjës së Brindisit, që mbërriti në kalata me 2 orë vonesë, kanë dalë në radë”, tha për shefi i Kapitenerisë, Anastas Goga. Sipas tij, trageti që u përpunua me vështirësi, rrezikohej të përplasej me kalatën, gjë që i detyroi autoritetet portuale ta nxjerrin atë në radë.  Aktualisht gjendja është nën kontroll, pavarësisht detit me dallgë dhe erën e fortë. Autoritetet portuale kanë marrë masat e nevojshme për të parandaluar situata të pakëndshme. Gjatë mëngjesit të sotëm, niveli i dallgëve në gjirin e Vlorës, ka arritur në 3-4  ballë, ndërkohë që në det të hapur, llogaritet të jetë në 6-7 ballë.  Shpejtësia e erës, me drejtimin jug lindje, ka arritur në 10-12 metër/sek, por me ndryshime të vazhdueshme, ndërkohë që reshjet e shiut janë ndërprerë. Në muajt e fundit, ky është rasti i parë, që shkaktohet një situatë e tillë në portin e Vlorës, rrjedhojë e motit të keq, që pritet të përmirësohet në orët e pasdites.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›