E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kruja zëvendëson Nishanin në PD-në e Tiranës



Keltis Kruja është sekretari i ri i degës së PD-së së Tiranës. Në mbledhjen djeshme, e mbajtur në selinë e Partisë Demokratike, me deputetët e Tiranës u prezantua z. Keltis Kruja (prefekti i Tiranës) si sekretar i degës së PD-së Tiranë, post të cilin deri dje e mbante z. Bujar Nishani. Dega më e madhe e demokratëve zhvilloi kuvendin e saj pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Anëtarësia e kësaj dege votoi z. Aldo Bumçi si kryetar të demokratëve të Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›