E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja rrëzon paktin me Greqinë. Marrëveshja- antikushtetuese

(update) Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar serisht qeverine, pasi konstatoi se marrëveshja per përcaktimin e kufijve detare me Greqine eshte antikushtetuese. Vendimi i marrë mbrëmjen e 26 janarit rreth orës 20:30 e detyron qeverine te rinise edhe njehere procedurat e marrëveshjes. Ne vendimin zyrtar te Gjykatës Kushtetuese thuhet: “Gjykata Kushtetuese e
Republikës së Shqipërisë njofton se në mbledhjen e saj të
dt.26.01.2010, në bazë të nenit 131/ b të Kushtetutës, vendosi njëzëri
të deklarojë si të papajtueshme me Kushtetutën projekt-marrëveshjen e
nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë
“Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të
tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.

• Meta: Pranojmë vendimin e Kushtetueses
• PS: Berisha të kërkojë falje

Gjykata Kushtetuese thekson se në projekt-marrëveshjen në fjalë
konstatohen shkelje procedurale dhe substanciale që bien në kundërshtim
me Kushtetutën dhe Konventën e Tretë Ndërkombëtare të OKB-së për të
Drejtën e Detit të vitit 1982.

Vendimi i arsyetuar i kësaj Gjykate do të vihet në dispozicion në një
kohë tjetër të përshtatshme”.
Gjykata Kushtetuese e përbërë nga 9 anëtarë pranoi kërkesën që Partia
Socialiste depozitoi rreth 3 muaj më parë për të pezulluar marrëveshjen
mes qeverisë shqiptare dhe shtetit fqinj. Gjate seances plenare
perfaqesuesit e PS paraqiten përpara gjykates kushtetuese pretendimet se
marrëveshja cenon integritetin territorial te vendit, ndersa
perfaqesuesit e qeverise argumentuan se projekt marreveshja ishte bere
ne përputhje me aktet nderkombetare.

Pakti mes Greqisë dhe Shqipërisë, u miratua nga komisioni parlamentar i
ligjeve me 25 shtator, ndërsa cështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese
pas ankimimit të bërë nga opozita shqiptare.

Denada Shkodrani

Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 27 janar 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›