Fullani: Marrëveshja me FMN, siguri për vendin

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani në një intervistë për "Wall Steet Journal" ka deklaruar se një marrëveshje me Fondin Monetar Kombëtar do të ishte siguri për vendin tone ."Marrëveshja me FMN-së do ishte policë sigurimi për ekonominë shqiptare", është shprehur ai. Sipas Fullanit, marrëveshja me FMN-në duhet të realizohet për situata të paparashikueshme. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë u shpreh i shqetësuar për zhvlerësimin e lekut pasi rrit çmimet e importit. "Dhe rritja e çmimeve sjell thellim të inflacionit", thuhet në intervistën e Fullanit për "Wall Steet Journal".