Kujdes kontributet për muajin maj dhe qershor
15/07/2009 Ndryshimet e pagës minimale
Për të shmangur gjobat e vendosura nga administrata tatimore bizneset duhet të kenë parasysh se ka ndryshuar mënyra e pagesës së taksave. Pas ndryshimeve ligjore që ka bërë qeveria, qoftë për bizneset e vogla ashtu edhe për bizneset e mëdha, pagesa e sigurimeve mbi pagën do të jetë e ndryshme për muajin maj dhe qershor, ndërsa për muajin prill do të vijojë të paguhet me të njëjtin nivel. “Dallimi që duhet bërë nga biznesi është se 1 620 lekë zbatohet për të vetëpunësuarit, ndërsa 18 mijë lekë meqë është një pagë e detyrueshme në shkallë vendi për marrëdhëniet punëdhënës-punëmarrës, kjo mbetet të jetë edhe paga mbi të cilën do të paguhen kontributet”,- shprehen përfaqësues të Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve. Pjesë e ndryshimeve është edhe ulja me 5 për qind e nivelit të kontributeve për biznesin e madh. Ndërkohë nëse plotësoni gabim dokumentacionin do të keni një muaj kohë për korrigjim. “Nëse gabimet kapen nga tatimpaguesit kanë të drejtë që të bëhet korrigjimi brenda një muaji. Në të kundërt do të vendosen gjoba sipas legjislacionit në fuqi”, – thekson ai. Këto ndryshime në nivelin e kontributeve nuk përfshijnë punëmarrësit, por vetëm punëdhënësit.