ProCredit, mundësi për praktikën e studentëve
15/07/2009 Marrëveshje me Universitetin e Tiranës
Banka ProCredit në vendin tonë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës. Qëllimi i saj është thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, duke parë hapësirat e mundshme për shkëmbim akademik dhe kulturor në fushën e edukimit, kërkimore, dhe aktivitete të tjera me organizmat studentore. Dy fushat kryesore të bashkëpunimit për periudhën në vijim do të jenë kryesisht të përqendruara në ofrimin e mundësisë nga ana e ProCredit Bank për realizimit e praktikave të punësimit për studentët e Universitetit të Tiranës, si dhe shkëmbimin profesional në fushën akademike nëpërmjet drejtuesve më të lartë të ProCredit Bank. Kjo marrëveshje është nënshkruar për ProCredit Bank Shqipëri nga Drejtor i përgjithshëm Borislav Kostadinov dhe për Universitetin e Tiranës nga rektori Dhori Kule. Në mënyrë të vazhdueshme ProCredit Bank ka mbështetur Universitetin e Tiranës në aktivitete të ndryshme shkencore, praktika punësimi dhe projekte studentore, bashkëpunim ky që me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi pritet që të zgjerohet edhe më tej në të ardhme. ProCredit Bank është e pranishme nëpërmjet një rrjeti prej 40 degë dhe agjenci, ku ofron një linjë të plotë me shërbime bankare dhe produkte kredie për të gjithë.