E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH, ul me 0.25% normën bazë të interesit

Banka e Shqipërisë (BSH) bëri të ditur sot se do të ulet për të dytën herë brenda 3 muajsh me 0.25% norma bazë e interesit për lekun, me qëllim stimulimin e ekonomisë. Sipas Guvernatorit Fullani ky vendim pritet që të reflektohet nga bankat e nivelit të dytë me ulje të interesave për kreditë dhe depozitat në lekë.

Në bazë të këtij vendimi, interesi i marrëveshjes së riblerjes me afat njëjavor zbret në nivelin 4.75%, deklaroi Fullani, i cili bëri sot daljen e parë publike për mandatin e dytë si guvernator i BSH-së.

Ecuria e aktivitetit ekonomik në vend do të përcaktohet në një masë të madhe nga masa dhe shpejtësia e rigjallërimit të kërkesës së sektorit privat të ekonomisë, konsumit dhe investimeve private, tha Guvernatori.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›